UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në “Riga Technical University” në Letoni

bool(false) 21/10/2022

UBT ka shpallur thirrjen për shkëmbim studentor në kuadër të Erasmus+ në “Riga Technical University” në Riga të Letonisë.

 

Kriteret për aplikim:

 

  • Student i UBT-së në vitin e tretë në programin bachelor ose student i nivelit master;
  • Nota mesatare: 8.0;
  • Njohuri të gjuhës angleze (niveli B1).

 

“Riga Technical University” (RTU) është universiteti më i madh shtetëror në Shtetet Baltike i themeluar në 1862. RTU ka mbi 150 vjet histori si një qendër e përsosmërisë shkencore dhe ka fitues të Çmimit Nobel, Presidentë dhe Kryeministra, si ish profesorë dhe studentë. Universiteti është i pozicionuar në qendër të Rigës, kryeqyteti i Letonisë. Letonia kufizohet me Detin Baltik së bashku me Gjermaninë, Suedinë dhe vendet e tjera. Duke ofruar një gamë të gjerë të kurseve të inxhinierisë dhe arkitekturës ky universitet do të ishte zgjedhja perfekte për shkëmbim semestral.

 

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun në vazhdim:

 

APLIKIMI ONLINE

 

Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.

 

Data e fundit për aplikim 24 tetor 2022, ora 13:00.

 

Shpjegim: Bursa pranohet nga ana e studentit të përzgjedhur pas momentit të arritjes në Riga, Letoni.