UBT shpall të hapur thirrjen për aplikim për master të përbashkët përmes programit PoSIG

bool(false) 04/03/2022

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për aplikim për programin e përbashkët të studimeve për nivelin master në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja – PoSIG, program ky që ofrohet nga UBT, Universiteti i Salzburgut dhe universitetet partnere.

 

Ky program i përbashkët iu ofron studentëve mundësinë për të marrë një diplomë të përbashkët me universitetet partnere të Bashkimit Evropian, duke ofruar module në të gjitha fushat e Shkencave Politike: Politika Krahasuese, Integrimi Evropian, Marrëdhëniet me Publikun Ndërkombëtar, Administrata dhe Politika dhe Teoria Politike.

 

Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët e interesuar, të cilët tashmë janë të diplomuar në nivelin bachelor në Shkenca Politike dhe kanë të paktën 15 ECTS (kredi) të lëndëve metodologjike.

 

Studentët që nuk janë diplomuar ende në nivelin bachelor, mund të aplikojnë, mirëpo pranimi i tyre është i kushtëzuar me diplomimin e tyre përpara datës 31 gusht 2022.

 

Për të mësuar më shumë rreth kritereve për aplikim, dokumenteve, dhe mënyrës së aplikimit vizitoni https://international.ubt-uni.net/infocorner/ duke klikuar tek PoSig Joint Master in Political Science – Call 22_23.

 

Afati i fundit për aplikim është data 15 prill 2022.