Studiues të shumtë vazhdojnë zhvillimin e sesioneve në UBT në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare “TECIS 2022”

bool(false) 28/10/2022

Studiues të shumtë, profesorë të UBT-së dhe ndërkombëtarë, studentë të programeve të ndryshme në UBT, kanë vazhduar zhvillimin e sesioneve në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare “IFAC Conference on Technology, Culture and International Stability – TECIS 2022”, në të cilat kanë prezantuar dhe diskutuar rreth temave të ndryshme të cilat ndërlidhin teknologjinë, kulturën dhe stabilitetin ndërkombëtar.

 

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së po vazhdon zhvillimi i sesioneve me karakter shkencor dhe edukativ, duke u mundësuar studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë të përfitojnë dhe thellojnë njohuritë për fusha të caktuara.

 

Në këto sesione është diskutuar rreth inteligjencës artificiale dhe aplikacioneve, simulimit dhe aplikimit të inteligjencës artificiale, si dhe rreth temës: “Automatizimi i orientuar nga kostoja, modelet dhe simulimi për aplikacionet përkatëse të TECIS, sistemet inteligjente dhe aplikacionet”.

 

Ndër të tjera, sesionet janë zhvilluar edhe për temat në të cilat është diskutuar dhe prezantuar për sistemet biomjekësore dhe tele-mjekësore, rreth kontrollit dhe automatizimit për të përmirësuar stabilitetin, si dhe për sistemet robotike dhe pajisjet e trajtimit.

 

Konferenca mbështetet nga International Federation of Automatic Control (IFAC), në të cilën po trajtohen tema dhe punime shkencore rreth stabilitetit të sistemit ndërkombëtar në saje të zhvillimit të teknologjisë dhe ndryshimeve dramatike të këtij sistemi, përderisa vlen të theksohet se punimet dhe publikimet e kësaj konference do të indeksohen dhe listohen në Scopus.