Studio master Shkenca Politike në UBT, fito kompetenca të larta profesionale

bool(false) 07/10/2022

Programi Shkenca Politike në nivelin master në UBT është një program i veçantë, i cili gërsheton pjesën teorike me atë praktike, duke u ofruar studentëve mundësi për të përforcuar njohuritë e tyre duke praktikuar lëndët e këtij programi.

 

Përmes vizitave studimore, pjesëmarrjes në konferenca dhe gara ndërkombëtare, punimeve hulumtuese, punëtorive të ndryshme, studentët do të angazhohen për të zhvilluar njohuritë rreth shkencave politike.

 

Shkenca Politike është një program i integruar dhe i mbështetur në standardet ndërkombëtare dhe standardet e mësimdhënies së shkencave politike, duke ofruar module në të gjitha fushat e shkencave politike, si: politika krahasuese, integrim evropian, marrëdhënie ndërkombëtare, administratë dhe politika publike, si dhe teori politike.

 

Pas përfundimit me sukses të këtij programi, studentët do të mund të zotërojnë njohuri të gjera teorike dhe konceptet themelore teorike politike, të njohin çështjet kryesore të zhvillimeve politike bashkëkohore në teorinë shkencore dhe në praktikë, si dhe të shfaqin aftësi të të menduarit analitik dhe të thelluar të dukurive politike, të mënyrave të zgjidhjes së problemeve të ndryshëm politikë të shprehura si me shkrim ashtu edhe nëpërmjet të folurit.

 

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!