Studio master në programin E Drejta Penale në UBT

bool(false) 25/10/2022

Programi E Drejta Penale në nivelin master në UBT, është një program, kurrikula e të cilit është përpiluar për tu dhënë mundësi studentëve që të zbatojnë dhe interpretojnë në mënyrë të drejtë rregullat e të drejtës penale.

 

Programi master E Drejta Penale siguron një përvojë arsimore që përgatit studentët për të kuptuar në nivelin e përparuar, vendosjen, mbështetjen dhe menaxhimin e procesit të ndjekjes penale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në këtë proces.

 

Studentët do të thellojnë njohuritë e tyre rreth fushës kryesore të së drejtës penale, me përqendrim në standardet e drejtësisë penale, si dhe për masat kombëtare për të luftuar veprat penale dhe risocializimin e kryerësve të veprave penale.

 

Ndër të tjera, studentët do të aftësohen për të analizuar doktrinën thelbësore dhe interpretimin e rregulloreve ligjore të legjislacionit të Kosovës, do të sigurojnë aftësi në identifikimin e fakteve juridike, të cilat duhet të hetohen, si dhe aftësi për të interpretuar burimet parësore dhe dytësore të ligjit.

 

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!