Studimet jashtë vendit

Ne në UBT, dëshirojmë t’i japim mundësitë më të mira studentëve tanë. Kështu që, ne i lidhim studentët me programet ideale duke i ndihmuar atyre të kuptojnë vlerën e përvojave ndërkombëtare gjatë studimit ose kryerjes së hulumtimeve të ndryshme jashtë vendit. Më konkretisht, ne japim të dhëna dhe informacione të ndryshme rreth studimeve jashtë vendit ku studentët mund të përjetojnë përsosmërinë akademike, zgjerimin kulturor dhe rritjen personale. Studentët mund të zgjedhin nga programet vjetore ose afatshkurtra në disiplina të ndryshme akademike të cilat janë të dizajnuara për studentët e huaj.