BETA

Studimi në UBT

Kalendari akademik përshkruan cikle studimi duke treguar datat specifike, që përmbajnë informata për fillimin dhe fundin e studimeve, periudhat e provimit, afatet për regjistrim në kurse dhe provimet përfundimtare. Kalendari akademik miratohet në çdo fillim të vitit. Viti akademik zgjat 40 javë dhe është i ndarë në semestrin vjeshtor dhe pranveror (të dy 14 javë), dy peridhat e provimeve (në janar dhe në qershor) dhe pushimi i Vitit të Ri. Në mes të çdo semestri një javë ndahet për punë individuale dhe për t’ju nënshtruar provimeve.

 

Ngarkesa normale e studimit për semestër është 30 ECTS. – Për të ruajtur statusin e studentëve Studentët duhet të marrin – të paktën 45 ECTS si student i rregullt dhe 30 ECTS si student me korespodencë. Një pjesë e studentëve të kanë tendencë të punojnë dhe të studiojnë në të njëjtën kohë ata shpesh do të zgjedhin studimet me korespodencë. Kjo vonon diplomimin dhe e bën të vështirë përparimin e studimeve. Për shembull, planifikohet që disa ligjërata dhe seminare në arsimin e lartë profesional të zhvillohet gjatë javës në mbrëmje.

 

Dokumenti bazë për organizimin e studimeve është përpilimi i orarit për një semester. Me ndihmën e orarin, bëhet dhe garantohet shpërndarja e ngarkesave të studimeve gjatë gjithë periudhës së studimeve. Të gjitha kurset janë të përshkruara në Programin e kursit, i cili përshkruan kërkesat kryesore, metodat e vlerësimit dhe leximet e detyrueshme. Kurset e zgjedhura krijojnë një plan studimi të studentit për një semester.

 

Sipas Rregullores për Organizimin e Studimeve janë tri forma të studimeve: Studimet në kontakt, praktika dhe punët e pavarura. Studimet në kontakt janë ligjeratat, seminaret, e-kurset, punët praktike apo ndonjë formë tjetër e studimit që i përgjigjet kursit. Si rregull ligjerata ka për qëllim t’u ofrojë studentëve njohuri teorike, seminaret dhe puna praktike kanë për qëllim zbatimin praktik të njohurive të marra gjatë ligjëratave. Praktika është trajnim që zhvillohet në bazë të udhëzimeve të një mbikëqyrësi në një mjedis pune. Puna e Pavarur përfshin detyrat, zbatimin e njohurive, zgjidhjen e problemeve, përgatitjen e prezantimeve, leximin e teksteve dhe përgatitjen e detyrave me shkrim.