Projektet e realizura nga UBT për MAShT

Projektet e realizura nga UBT për MAShT

369 maturantë të trajnuar në UBT

UBT ka përfunduar suksesshëm trajnimin për maturantë në fushën e teknologjisë informative, në kuadër të projektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

UBT është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për zhvillimin e këtyre trajnimeve me kapacitete të plota dhe me profesionistët më të mirë të teknologjisë informative, duke u mundësuar pjesëmarrësve të thellojnë njohuritë e tyre rreth kësaj fushe.

Trajnimet janë zhvilluar në rajone te ndryshme në Prishtinë, Lipjan, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakove dhe Mitrovice  duke u mundësuar secilit maturant të bëhet pjesë e trajnimit në kuadër të projektit të MAShTI-t.

Përmes një infrastrukture moderne të pajisur me teknologjitë më të fundit, UBT u ka mundësuar të rinjve që përmes trajnimeve të shumta të përfitojnë dhe të avancojnë njohuritë për fusha të ndryshme.