Nutricioni (të ushqyerit) dhe Menaxhimi me Cilësinë e Sigurinë Ushqimore, janë specializime që ofrohen në kuadër të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, e që janë të vetmet e këtij lloji që ofrohen në Kosovë.
Nga ky fakultet synohet të diplomohen ekspertë të kualifikuar në aspektet e lartpërmendura, si dhe, qëllimi i programit është që studentët e këtij drejtimi të punojnë në shumë fusha të industrisë ushqimore.
Studentët e këtij departamenti do të vijojnë studimet për tri vite, derisa ata, përveç në industrinë ushqimore, specializohen edhe si specialist për institucione parashkollore, për ushqim në spitale/restorante e institucione publike (doganë, AVUK, institute), në industri të pijeve etj
Programi studimor është i hapur për të gjithë studentë të cilët plotësojnë kushtet ligjore në Kosovë për regjistrim në vitin e parë akademik Bachelor. Në veçanti programi targëton studentë dhe të rinjtë të cilët studimet paraprake i kanë realizuar në profilet përkatëse në studimet e më herëshme si: shkencat e natyrës, shkencat e ushqimit dhe bioteknologji, bujqësi, inxhinjeri agrare etj.