Programi Master në Shkenca dhe Teknologji e Ushqimit në UBT ofron një arsim të avancuar akademik në këtë fushë. Ky program është krijuar në përputhje të plotë me misionin dhe vizionin e UBT-së. Shtylla kryesore e këtij programi është zhvillimi i përgjithshëm ekonomik dhe social, rritja e inovacionit dhe ofrimi i mundësive unike për zhvillimin e sektorit privat.
Qëllimi i këtij programi është që nëpërmjet një edukimi të mirë planifikuar dhe aplikimit praktik e shkencor, t’u ofrojë studentëve përvojat më bashkëkohore në fushën e shkencës dhe teknologjisë së ushqimit. Qëllimi primar mbetet pajisja e studentëve me dije përkitazi me të arriturat e fundit nga fusha e shkencës dhe teknologjisë së ushqimit, me fokus të veçantë fuqizimin e komponentës praktike dhe kërkimore gjatë kohës së studimeve. Ky program i nivelit master ka për qëllim përgatitjen e shkencëtarëve dhe profesionistëve të rinj për të kontribuar në zinxhirin e përpunimit të ushqimit, menaxhimin cilësor të kompanive përpunese si dhe rritjen e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit, me qëllimin final zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të vendit. Kjo synohet të arrihet edhe me intensifikim dhe zgjerim të bashkëpunimit ndërkombëtar me universitete respektivisht programe tjera simotra në rajon, Evropë dhe më gjerë si dhe bashkëpunim me qendra të ndryshme kërkimore.