Laboratoret, Qendrat dhe Institutet:
Aktiviteti kërkimor brenda UBT-së është i organizuar dhe menaxhuar në përputhje me rregulloren ndërkombëtare për kërkime dhe vlerësim, me kompetencë dhe përgjegjësi të përgjithshme.
Për ta arritur këtë, UBT siguron që:
UBT mbështet hulumtimin përmes mekanizmave siç janë: Fondi i Kërkimit, Trajnimi për Kërkim dhe Mbështetja për Aplikime në Hulumtimet e Jashtme. Fondi i Kërkimit mbështet hulumtime që përputhen ngushtë me përparësitë strategjike të Kolegjit. Parimi i përgjithshëm që rregullon shpërndarjen e të gjithë fondeve të kërkimit në Kolegj është se ai duhet të shihet si një investim që do të maksimizojë gamën e rezultateve që Kolegji pret që të vijnë nga kërkimi i stafit dhe studentëve. Një pjesë e Fondit të Kërkimit mbështet studiuesit e hershëm të karrierës dhe ndahet nga Programi i Kërkimit. Të gjitha aplikimet për financim të jashtëm duhet të dorëzohen përmes Programit të Kërkimit. Aplikimet e bëra do të menaxhohen nga Programi i Kërkimit. Do të ndërlidhet me aplikuesin (ët), dekanët, drejtorët e qendrës dhe financuesin.
Programi Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjia (MSc) është akredituar dhe funksionalizuar në vitin akademik 2018/19. Që prej akreditimit, përkundër procesit të rregullt mësimor, në mënyrë të përhershme është bërë përpjekje në forcimin e komponentës kërkimore brenda programit.
Përpilimi dhe zbatimi i planit kërkimor në kuadër të programit Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjia (MSc) është plotësisht në përputhje me strategjinë e përgjithshme të Kolegjit në raport me pjesën kërkimore, misionin dhe qëllimin e UBT-së; për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe përparimin e shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.
Objektivat kryesore të planit kërkimor kanë të bëjnë me krijimin e qendrave të kërkimit shkencor, stimulimin e zhvillimit të veprimtarive dhe grupeve kërkimore, maksimizimin e mundësitë që grupet kërkimore të krijojnë një masë kritike të përshtatshme, të forcojnë dhe të ndërtojnë marrëdhënie dhe partneritete me palët e interesuara në industri, akademi dhe sektorin publik.
Sigurimi i laboratorëve me pajisje të reja moderne, zgjerimi i hapësirave ekzistuese të funksionimit, trajnimi i vazhdueshëm i stafit akademik me qëllim të përvetësimit dhe aplikimit të metodave të reja kërkimore, si dhe angazhimi i studentëve në të gjitha këto procese mbeten objektivat kryesore të programit Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjia (MSc).
Lisa e laboratorëve dhe hapsirave të Infrastrukturës:
Nr. | Laboratori / Lloji i pajisjes |
1 | Laboratori i Biologjise |
2 | Laboratori Analizave Ushqimore |
3 | Laboratori i Mikrobiologjisë |
4 | Laboratori i Bioteknologjisë |
5 | Laboratori i Kimisë |
6 | Linja prodhuese (Konzervim dhe perpunim) |
7 | Laboratori i Kimise Analitike |
8 | Serra (4 njësi) |
9 | Pemishtja |
10 | Kopshti Botanik |
11 | Laboratori i Mekatronikes |
12 | Laboratori i Konditorëve |
13 | Minilinja e mbushjes |
14 | Depo e reagjenteve |
15 | Laboratori i Informatikës |
16 | Procesi Inxhinierik |
17 | Biblioteka |
18 | Salla |
19 | Salla |