Pse të studioni DIA?
Ky program ju mundëson studentëve të zgjerojnë dhe avancojnë njohuritë e tyre teorike dhe praktike përmes këtij programi.
Programi ka përsynim një përfundim të suksesshëm të studimeve që lejon një larmi të mundësive të punësimit në industritë krijuese, në kompani kombëtare ose ndërkombëtare që veprojnë në rajon; si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.
Emërtimi i programit: Master (MA) Dizajn i Integruar i Avancuar
Vendndodhja e programit: Prishtinë ( Kampusi Kryesor )
Kohëzgjatja: 2 vjet, 120 ECTS
Mënyra e kryerjes Studime te rregullta (Me kohë të plotë)
Partnerët në zbatim: UBT
Kualifikimi dhe diploma
Master (MA) Dizajn i Integruar i Avancuar:
- Dizajn Grafik
Pas përfundimit të studimeve, të diplomuarit të tanë posedojnë aftësi të të menduarit kritik, si dhe aftësi të veprojnë në mënyr krijuese dhe të prodhojnë punë profesionale, duke i siguruar vetes rrugë të sigurt në tregun vendor dhe më gjerë. Studentet zhvillojnë aftësinë Tipografi, CID, Web, Dizajn editorial, Grafika të lëvizjës, etj.
- Dizajn Mode dhe Tekstil
Dizajni i tekstilit dhe modës është dizajnuar për studentë të hapur ndaj zhvillimit të aftësive kreative, teknike dhe manuale, duke aplikuar mendimin ndërdisiplinor drejt zhvillimeve dhe trendeve në fushën e modës. Ky program inkurajon promovimin e indentitetit krijues dhe kultivon ndjeshmërine ndaj faktorëve socialë, ekonomikë e kulturorë, përmes së cilës studentë tanë bëhen pjesë e zhvillimeve ndërkombëtare dhe ndikimeve të tyre në modë.
- Dizajn i Produktit
Misioni ynë, është që studentët të zhvillojnë aftësitë e nevojshme krijuese, teknike, hulumtuese, si dhe të aplikojnë të menduarit për dizajn – të bërit zgjedhje, me qëllimin për t’i orjentuar drejt mendimit udhëheqës e inovativ në botën e industrive kreative. Studentet do të praktikojnë eksplorimin, dizajnimin dhe metodat krijuese, duke qenë pjesë e pa ndashme e zhvillimeve të dizajnit industrial dhe industrive.
- Dizajn i Enterierit
Studentët tonë përgjatë këtij programi, njihen me teknikat e vizatimit dhe vizualizimit, vizatimit teknik, ngjyrat dhe ilustrimi, ergonominë dhe krijimin e modeleve 3D, si dhe programimin, dizajnin dhe zhvillimi konceptual. Studentët tanë e trajtojnë hapësirën e mbrendshme, duke iu qasur me mendimin kritik dhe konstruktiv, nga këndvështrimi i dizajnerit.
Mundësitë passtudimore për studentët
- Studime Doktorale.
- Kyqje në mësimdhënie.
- Punësim në : Studio të dizajnit, Fabrika, në department të kultures.
- Hapje të biznesit personal.
- Kurator në muze, galeri.
- Kurator mode në studio të modës, TV, revista, etj
- Punësim në marketing
- Menaxhim,
- Redaktor në fusha kreative,
- Tregti me pakicë dhe shumicë
Hollësi të tjera
- Diploma njihet ndërkombëtarisht
Dekani: Aferdita Statovci
Email: [email protected]
Tel: +38338541400
Kordinatorja: Mirjeta Arifi
Email: [email protected]
Kordinatorja per punimet e diplomes: Cennet Lika
Email: [email protected]
MA në Dizajn të Integruar është një program dy-vjeçar. Ai përbëhet nga 120 kredi ETCS, që përfshihen gjatë katër semestrave.Programi MA në Dizajnin e Integruar mbahet ne 4 module te ndryshme te studimeve, përqendrime të studimit: Dizajn Grafik, Dizajn Mode dhe Tekstil, Dizajn i Produkteve dhe Dizajn i Enterierit. Filozofia thelbësore e programit tonë është natyra ndër-disiplinore midis këtyre fushave përkatëse të studimit, ku ne besojmë qe studentët do të përfitojnë shumë nga inkuadrimi i ideve , që vijnë nga fushat e ndryshme të dizajnit. Edhe pse studentët zgjedhin një modul në fushën e tyre të studimit, ata inkurajohen të zgjedhin dhe të studiojnë fusha të tjera që do të rrisin ekspozimin e tyre në sa më shumë tema dhe ide të ndryshme, kjo do të mundëson përfitim në praktikën e tyre të dizajnimit.Të gjithë studentët priten të përfundojnë gjithsej 120 kredi ETCS.
Misioni i programit është të vazhdojë promovimin e praktikave më të mira në fushën e Dizajnit bazuar në kërkesën aktuale në nivelin lokal dhe rajonal. Kërkesa e tregut të punës në Kosovë për profesionistë të industrisë krijuese ka mbetur veçanërisht e lartë vitet e fundit.Programi Master në Dizajn të Integruar të Avancuar në UBT ofron një arsim të përparuar akademik në fushat përkatëse. Qëllimi kryesor i programit është të ofrojë një arsim më të përparuar për të diplomuarit e BA Dizajn i Integruar, Multimedia, Arte ose fusha të tjera të lidhura, duke i lejuar ata të punojnë në mënyrë efektive në një mjedis mjaft konkurrues kombëtar dhe ndërkombëtar të tregut. Një përfundim i suksesshëm i studimeve lejon një larmi të mundësive të punësimit në industritë krijuese, në kompani kombëtare ose ndërkombëtare që veprojnë në rajon; si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.