Qëllimet dhe Objektivat

Misioni i programit të studimit Agrikulturë me mjedis është në përputhshmëri të plotë me deklaratën e përgjithshme të misionit të UBT-së. Qëllimi i këtij programi është që të kontribuojë në shoqëri dhe në ekonominë e vendit duke ofruar kuadro të kualifikuara me arsimim, aftësim profesional e shkencorë bashkëkohor dhe në harmoni me kërkesat e tregut të punës.

 

UBT ofron një qasje akademike e cila është dinamika dhe prirjet e saj inovative të cilat janë në hap me trendin teknologjik të shekullit XXI. UBT krijon terren të përshtatshëm dhe i jep mundësinë studentëve, fakulteteve dhe stafit të kenë një mjedis vetëqeverisës.

 

UBT ka krijuar një mjedis të përshtatshëm për bashkëpunim dhe ndërveprim të ngushtë mes studentëve, stafit të fakultetit dhe administratorëve. UBT është zotuar të zhvillojë veprimtarinë e saj si një anëtar aktiv i komunitetit, duke krijuar mundësi për mësimdhënie, hulumtim, ndërveprim dhe kreativitet mes intelektualëve.

 

UBT është institucion i njohur dhe i shquar në veprimtarinë intelektuale dhe kulturore në Kosovë, duke përmirësuar cilësinë e jetës në shkallë rajonale përmes aftësive, njohurisë, përvojës, dhe angazhimit të fakulteteve, stafit, studentëve dhe alumni.

 

UBT është një ndër institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kosovë, i zotuar për të vënë në zbatim metodat më të përparuara të mësimdhënies, mësimnxënies dhe hulumtimit në një mjedis ku i jepet një rëndësi e veçantë studentit përmes zbatimit të një qasje multidisiplinare, e cila do të kontribuojë në ekonomi në zhvillimin shoqëror dhe kulturor të Kosovës dhe më gjerë.

 

UBT është themeluar mbi disa vlera thelbësore:

  • Krijimi i mjedisit të përshtatshëm për punë dhe studim;
  • Mjedis dinamik i cili nxit zhvillimin në nivel individual dhe atë profesional;
  • Institucioni merret si pikë referimi për arsye se mbart në vetvete praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet më të larta të cilësisë;
  • Qendër e cila është model i përsosmërisë për sa i përket nxënies, mësimdhënies, hulumtimit dhe inovacionit;
  • Veprimtaria e saj zhvillohet në përputhje më kërkesat e palëve të interesuara dhe komunitetit; ; https://www.ubt-uni.net/sq/ubt/per-ubt/

 

Kurrikula bashkëkohore e ndërtuar dhe e krahasuar me kurrikulat  e arsimit të lartë të vendeve të zhvilluara (BE dhe ShBA) si dhe duke pasur parasysh nivelin e zhvillimit të sektorit të agrikulturës dhe industrisë ushqimore në Kosovë garanton një edukim të mirë e cilësorë për studentët nëpërmjet aplikimit të praktikave të mira e bashkëkohore të mësimnxënies, ku puna laboratorike, puna praktike ne fusha eksperimentale ne kuadër te fakultetit  dhe  bashkëpunimi me sektorin e agronomisë si dhe kërkimi shkencor  janë prioritetet e programit.

 

Arsimimi dhe aftësimi profesional e shkencor në këtë program studimi do t’i përgatisë studentët e diplomuar për të:

  • zbatuar njohuritë shkencore në praktikë,
  • vazhduar kërkimet shkencore në nivele më të lartë të studimeve,
  • menaxhuar me sektorë të ndryshëm te agronomisë apo institucionit,
  • avancuar në vendin e punës,
  • mbushur boshllëqet e sektorit nëpërmjet inovacioneve dhe njohurive të fituara gjatë studimeve.

 

AGRIKULTURË ME MJEDIS

Studentët e diplomuar nga programi Agrikulturë me Mjedis (MSc) do të kualifikohen për të punuar në kuadër të fushës së prodhimit bimor, hortikulturë si dhe në fushën e mjedisit nëpër ferma dhe kompanitë bujqësore të cilat veprojnë në tregun e Kosovës. Të diplomuarit e programit pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në sektorin e bujqësisë dhe ekonomin e vendit përmes njohurive dhe aftësive të tyre të fituara gjatë studimeve dy vjeçare dhe punës praktike. Programi synon t’i përgatisë ata nëpërmjet ndërveprimit me lëndë, tema dhe staf ndërdisiplinor, studentët pritet të thellojnë të kuptuarit e tyre për zinxhirin e vlerës se produkteve bujqësore, sfidat, rreziqet dhe mundësit e këtij sektori. Studentet e diplomuar ne kuadër te këtij programi do te jenë të gatshëm ti marrin përgjegjësitë ne përdorimin e praktikave te mira bujqësore  me qellim te rritjes se rendimenteve dhe cilësisë se produkteve bujqësore ku kjo rritje do te ketë efekt ne zhvillim ekonomik te vendit dhe ngritjen e bruto produktit vendor.

 

Objektivat kryesore të programit janë në fushën e mësimdhënies, kërkimit dhe shërbimeve.

 

Në fushën e mësimdhënies:

  • Ofrimi i një mjedisi të përshtatshëm për studim për studentët të cilët dëshirojnë të formojnë profesionin e ardhshëm dhe ti ngrisinn kapacitetet ne fushën agrikulturë me mjedis;
  • Përgatitja e specialistëve dhe kërkueseve të aftë për të kontribuar në fushën e agrikulturës dhe mjedisit dhe/ose zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të vendit;
  • Te ofrojë dije në përgjigje të problematikës ne fushën e agrikulturës dhe fushës mjedisore aktuale dhe të formojë specialistë të denjë për tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.
  • Të formojë specialistë me aftësi praktike dhe kompetencë profesionale në fushën agrikulturë me mjedis për të qenë të aftë të kryejnë ekspertiza të ndryshme ne fushat respektive të agrikulturës dhe mjedisit si dhe burimeve natyrore;
  • Përparimi i dijes, përmes aftësimit të profesionistëve të shkathtë, dhe zbatimi i saj në zhvillimin e potencialit njerëzor në funksion të zhvillimit të një shoqërie moderne në Kosovë të orientuar drejt zhvillimit duke synuar përvetësimin e trendëve moderne globale në aspektin shoqëror dhe social si dhe atë arsimor.
  • Me programet e tij edukative dhe shkencore, UBT-ja përshpejton dhe inkurajon bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe multidisplinor në fushën agrikulturë me mjedis si dhe hulumtimet integrale të problemeve të zhvillimit që janë në masë të madhe shumë shtresore e të ndërlidhura me interesat e profesioneve të ndryshme

 

Në fushën e kërkimit shkencor

  • Rritja e nivelit të kërkimit shkencor nëpërmjet pjesëmarrjes në projekte zhvillimore e shkencore dhe përmirësimit të infrastrukturës laboratorike;
  • Zhvillimi i kërkimit shkencor në përputhje me nevojat e vendit bazuar në drejtimet e strategjive sektoriale nacionale, dhe synimeve të atyre ndërkombëtare;
  • Të promovojë kualifikimet e vazhdueshme shkencore të stafit akademik, duke krijuar vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në cilësinë e stafit mësimdhënës.
  • Të organizojë dhe të marrë pjesë në kongrese dhe konferenca shkencore, akademi verore, trajnime të veçanta, seminare dhe punëtori (workshop).
  • Në fushën e shërbimeve
  • Të ofroj studentë të kualifikuar MSc në sektorin privat dhe publik.
  • Të ofrojë ekspertizë dhe asistencë teknike për institucionet publike dhe private brenda vendit dhe në rajon në fushën agrikulturë me mjedis;
  • Të ofrojë shërbime për palët e treta nëpërmjet shërbimeve teknike (këshilla profesionale) në përbërje të departamentit dhe aftësive dhe kompetencës së stafit të trajnuar.
  • Të ofrojë mendimin e specializuar dhe të kualifikuar të stafit të tij akademik nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të tyre në borde, këshilla, grupe pune për hartimin e strategjive zhvillimore , debate publike etj. duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë si dhe me akter tjerë në këtë sektorë.

 

Meqenëse aktivitetet janë të natyrës teorike dhe praktike, të pjesa e natyrës praktike, programi i studimit përfshinë punën në laboratore, në fushat eksperimentale dhe serra në kuadër të fakultetit, vizita studimore në ferma bujqësore dhe praktikën profesionale në ekonomit dhe ndërmarrjet bujqësore. Studentët marrin pjesë në një gamë të strategjive të mësimdhënies dhe të të nxënit, të cilat janë krijuar për të inkurajuar të mësuarit aktiv. Një shumëllojshmëri e metodave mësimore të përdorura në të gjitha departamentet ofrojnë mundësi për të mësuarit aktiv. Këto përfshijnë studime të rasteve, punë në projekt, mësim të bazuar në problem dhe mësimi përmes simulimit. Vizitat në terren dhe praktika profesionale janë tipare të rëndësishme të procesit mësimorë. Mundësitë për të mësuar nga ndërveprimi arrihen përmes të mësuarit të bazuar në projekt, analizës së studimit të rasteve, vizitës së folësve, punës në grup dhe mësimit elektronik. Përdorimi i këtyre metodave të mësimdhënies mundësohet nga një raport i favorshëm profesor-student. Theksi ynë në njohuritë praktike dhe përkatëse të sektorit te bujqësisë është një tipar kryesor i programeve arsimore. Metodat e studimit dhe kërkesat për përfundimin e kursit gjithmonë do të specifikohen në plan programin e kursit të disponueshëm për studentët para fillimit të kursit. Secila lëndë ka një plan program të detajuar, i cili është më i detajuar se sa një program kursi dhe përshkruan temat që duhet të mbulohen gjatë kursit – objektivat, përmbajtjen e lëndës për çdo javë, organizimin e punës, kërkesat për seminar dhe punën individuale, rekomanduar dhe grupet e pjesëmarrjes dhe rregullat specifike të vlerësimit.