Aktiviteti kërkimor brenda UBT-së është i organizuar dhe menaxhuar në përputhje me rregulloren ndërkombëtare për kërkime dhe vlerësim, me kompetencë dhe përgjegjësi të përgjithshme.
Për ta arritur këtë, UBT siguron që:
UBT mbështet hulumtimin përmes mekanizmave siç janë: Fondit i Kërkimit, Trajnimi për Kërkim dhe Mbështetja për Aplikime në Hulumtimet e Jashtme. Fondi i Kërkimit mbështet hulumtime që përputhen ngushtë me përparësitë strategjike të Kolegjit. Parimi i përgjithshëm që rregullon shpërndarjen e të gjithë fondeve të kërkimit në Kolegj është se ai duhet të shihet si një investim që do të maksimizojë gamën e rezultateve që Kolegji pret që të vijnë nga kërkimi i stafit dhe studentëve. Një pjesë e Fondit të Kërkimit mbështet studiuesit e hershëm të karrierës dhe ndahet nga Programi i Kërkimit. Të gjitha aplikimet për financim të jashtëm duhet të dorëzohen përmes Programit të Kërkimit. Aplikimet e bëra do të menaxhohen nga Programi i Kërkimit. Do të ndërlidhet me aplikuesin (ët), dekanët, drejtorët e qendrës dhe financuesin.
Përpilimi dhe zbatimi i planit kërkimor në kuadër të programit MSc Agrikulturë me Mjedis është plotësisht në përputhje me strategjinë e përgjithshme të Kolegjit në raport me pjesën kërkimore, misionin dhe qëllimin e UBT-së; për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe përparimin e shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.
Objektivat kryesore të planit kërkimor kanë të bëjnë me krijimin e qendrave të kërkimit shkencor, stimulimin e zhvillimit të veprimtarive dhe grupeve kërkimore, maksimizimin e mundësitë që grupet kërkimore të krijojnë një masë kritike të përshtatshme, të forcojnë dhe të ndërtojnë marrëdhënie dhe partneritete me palët e interesuara në industri, akademi dhe sektorin publik.
Sigurimi Serave, Pemishtes, Vreshtit, Parcelat demonstruese Kopshtit Botanikë dhe i laboratorëve me pajisje të reja moderne, zgjerimi i hapësirave ekzistuese të funksionimit, trajnimi i vazhdueshëm i stafit akademik me qëllim të përvetësimit dhe aplikimit të metodave të reja kërkimore, si dhe angazhimi i studentëve në të gjitha këto procese mbeten objektivat kryesore të programit MSc. Agrikulturë me Mjedis.
Për t’i realizuar objektivat e programit, vëmendje e veçantë gjatë këtyre viteve i është kushtuar përfundimit të ndërtimit të serrave nga nje serre ne vitin 2018 ne vitin 2021 jane 4 serra ku njëra prej tyre e luan rolin e fidanishtes kurse tri te tjerat mbjellja e perimeve per nevoja te demonstrimit te teknologjive te kultivimit dhe per prodhimin e lendeve te para me origjin bimore per nevoja te programit Shkencat e ushqimit me bioteknologji. Kopshtit Botanikë, pemishtja me molle, fusha demonstruese dhe mini vreshta shkollore janë pjese e infrastrukturës qe studente dhe stafi akademik i përdor per hulumtime dhe demonstrim te tekologjive te kultivimit.
Në UBT është funksional edhe laboratorit për Biologji molekulare si dhe rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe funksionalizimit të laboratoreve tjera, siç është rasti me laboratorin e biokimisë, Mikrobiologjisë dhe Kimisë në të cilën stafi akademik dhe studentët e drejtimeve të ndryshme, përfshirë edhe programit tonë BSc agrikulturë dhe mjedis angazhohen edhe në pjesën kërkimore.
Laboratori i Kimisë
Laboratori i Kimisë Analitike u mundëson studentëve realizimin e provave shkollore në: identifikimin e kationeve dhe anioneve, përcaktimet tjera sasiore me metoda volumetrike dhe instrumentale të analizës, sintezë e komponimeve organike dhe inorganike.
Disa nga teknikat instrumentale të analizave, të aplikuara për matje, janë:
Spektometria e UV-vis, Spektroskopia e absorbimit atamoik, gaz kromatograf etj.
Ky laborator disponon procedura laboratorike për realizim të provave standarde nga fushat e analizave të ujrave, dherave, ushqimeve, plehrave, produktet për mbrojtjen e bimëve dhe produkteve farmaceutike.
Laboratori i Mikrobilogjisë
Laboratori i Mikrobiologjisë ka potencial të gjerë në fushën e realizimit të provave mikrobiologjike, disa nga to janë:
Provat sterologjike, identifikimi biokimik i kulturave baketriale, antibiogrami, metodat e ngjyrosjes së bakterieve, metodat e sterilizimit, përgatitja e tereneve ushqyese, deshifrimi i bazës gjenetike të mikroorganizmave, analizat mikrobiologjike të qumshtit, mishit, vezëve, identifikimi i bakterieve azotofiksuse etj. Ne kuadër te këtij laboratori munden te zhvillohen aktivitete hulumtuese edhe ne identifikimin dhe zhvillimin e kërpudhave dhe baktereve qe njihen si mikoriza ne kuadër te teknologjisë se kultivimit te bimëve. Një laborator i tille ne kuadër te kampusit te UBT-së rrite motivimin hulumtues si nga te stafi e po ashtu edhe te studentet.
Laboratori i Biologjisë
Në hapësirat e laboratoritë të Biologjisë realizohet punë praktike dhe studimore në fushat e vrojtimit të indeve dhe qelizave bimore dhe shtazore. Izolimi i indeve bimore dhe shtazore, kultivimi i organizmave një-qelizorë, konzervimi i shtazëve, herbarizimi i bimëve si dhe determinimi i bimëve me qelës determinues janë disa nga temat të cilat realizohen përmes demostrimeve praktike në hapësirat e këtij laboratori. Një laborator i tille inkurajon hulumtuesit e rinj (studentet) qe ti ngritin kapacitetet profesionale dhe hulumtuese ne kuadër te menaxhimit te integruar te barojave jo te dëshiruara ne kuadër te kulturave te kultivuara.
Laboratori i Kimisë & Biokimisë
Laboratori i Kimisë dhe Biokimisë ushqimore realizon prova në fushën e përcaktimeve sasiore të proteinave, lipideve, karbohidrateve, acideve totale si dhe përcaktimin e vitaminave në produkte të ndryshme bujqësore. Reaksionet biokimike në prodhimin e produkteve të qumshtit si dhe fermentimi alkoolik janë poashtu subjekte të studimit përcaktimit analitik të tyre. Një objekt studimi ne kuadër te këtij laboratori nga fushat e ndryshme te Agrikulturës e sidomos ne te ushqyerit e bimëve do te analizohej impakti i te ushqyerit te bimëve ne përbërjen dhe cilësinë e produkteve te prodhuara.
Laboratori i Fitopatologjisë dhe Entomologjisë.
Laboratori i Fitopatologjise dhe Entomologjise relizon analiza ne identifikimin e sëmundjeve virusale, kërpudhore dhe bakteriale në bimë. Në kuadër të këtij laboratori bëhet edhe izolimi, kultivimi dhe determinimi i shkaktareve të sëmundjeve të kulturave bujqësore. Vrojtimi, identifikimi dhe analizimi i insekteve të ndryshme dhe luftimi përmes kontrollit biologjik janë pjesë përpërse të aktiviteteve në kuadër të këtij laboratori.
Lisa e laboratorëve dhe hapsirave të Infrastrukturës: