Mardhënie me publikun

Mardhënie me publikun

 

Qëllimi i trajnimit:

Përgatitja profesionale në harmoni me normat më të larta ndërkombëtare, të aftësive komunikuese me publikun. Pjesëmarrësit e trajnimit të mund të komunikojnë lirshëm me publikun, drejtpërsëdrejti apo përmes mjeteve të komunikimit masiv (tv, radio, gazetë, revistë, internet, publikime).

Përmbajtja e trajnimit:

  • Përkufizimi dhe shpjegimi i termit “Marrëdhënia me Publikun”
  • Komunikimi me media e gazetarë dhe fjalimi publik
  • Organizimi i zyrës për komunikim me publikun dhe raporti i zyrës me menaxhmentin
  • Koha e organizimit dhe arsyeshmëria e mbajtjes së konferencës për media
  • Përpilimi (forma dhe përmbajtja) dhe rëndësia e komunikatës
  • Krijimi i temës pozitive
  • Gjestet-domethënia e tyre gjatë fjalimit publik: duart, këmbët, sytë, trupi…
  • Pjesëmarrja në takime me qytetarë dhe media
  • Intervista individuale dhe grupore
  • Intervistat sipas gjinive gazetareske
  • Intervistat sipas llojit të medias
  • Përcjellja e porosisë
  • Dukja, veshja, ushtrimi dhe përballimi i tremës
  • Punë praktike me kamerë: Intervista e drejtpërdrejtë dhe ajo e xhiruar
  • Komunikimi me publikun në kohën e krizave

Në fund të trajnimit ju do të jeni në gjendje të:

  • Kuptoni rëndësinë e marrëdhënies me publikun.
  • Dini rëndësinë dhe arsyen e themelimit dhe të përgjegjësive të zyrës për informim
  • Shkruani një komunikatë pa vështirësi
  • Përgatitni, shkruani dhe shfrytëzoni fjalimin publik
  • Dini rëndësinë e specifikave të mediave
  • Dini si të visheni para daljes në publik
  • Dini mirë teknikën dhe rëndësinë e gjesteve
  • Dini si të silleni në takimet me publikun: drejtpërsëdrejti apo përmes mediave
  • Keni të qartë nevojën e krijimit të “shtabit të reagimit të shpejt” në rast të ngjarjeve “të paparashikueshme, kohës së krizave”etj.

Kohëzgjatja: 16 orë