CCNA R&S: Routing and Switching Essentials

 Qëllimi i trajnimit:

CCNA R&S: Vetitë themelore të Routing dhe Switching (RSE) përfshijnë arkitekturën, komponentët dhe operimet e routers dhe switches në një rrjet të vogël. Nxënësit mësojnë se si të konfigurojnë një router dhe një switch për funksion elementar/bazik.

 

Deri në fund të kursit, nxënësit do të jenë të aftësuar:

  • Të përkufizojnë se si një router do ta mundësojë qarkullimin në bazë të tabelës së përmbajtjes së një router;
  • Të shpjegoj se si switching operon në një rrjet të vogël deri tek një i madh biznesi;
  • Të përdorë mjetet monitoruese dhe protokollet (rregullat) e menaxhimit të rrjetit për të zgjidhur problemet me të dhënat e rrjetit;
  • Të konfiguroj mjetet monitoruese në dispozicion për rrjet të vogel deri tek biznesi më i madh;
  • Të konfiguroj elementet fillestare në një pajisje të rrjetit;
  • Të konfiguroj portet për switching të Ethernet;
  • Të implementoj VLANs;
  • Të implementoj routing statik;
  • Të implementoj DHCP në një router;
  • Të implementoj përkthimin e adresës së rrjetit (NAT);
  • Të implementoj qasjen e listës së kontrollit (ACLs) për të filtruar qarkullimin.

 

Kohëzgjatja:

Trajnimi ka kohëzgjatje prej 70 orëve dhe trajnimi do të mbahet në UBT, në Prishtinë.

 

Çmimi:

Çmimi për një pjesëmarrës është 230 euro, ku përfshihet trajnimi, literatura dhe procesi i certifikimit.