Shkolla Profesionale

Shkolla Profesionale

UBT-ja, si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, po dëshmon gjithnjë e më shumë se është e përkushtuar që t’i ofrojë të gjitha modelet e studimit në vend.
Në kuadër të UBT-së është Shkolla Profesionale e cila është akredituar nga Autoriteti Kombëtar I Kualifikimeve për organizimin dhe mbajtjen e mësimit për pesë (5) profile profesionale si mëposhtë:

  • Teknologji e Informacionit dhe Komunikim (TIK)
  • Programimi – Zhvillues Softweri
  • Administrim I rrjeteve dhe Sistemeve Kompjuterike
  • Gjuhë Angleze
  • Asistentë Administrativ