BETA

Gjuhë Angleze

SHKOLLA PROFESIONALE E GJUHËS ANGLEZE

 

Në vitet e fundit koncepti i shume gjuhësisë është rritur në masë të madhe në Kosovë, por jo vetëm. Njohja e disa gjuhëve të huaja është bërë mjet i rëndësishëm i ekzistencës në rajon, Evrope dhe vendet përtej oqeanike. Për më shumë, shume gjuhësia  është transferuar në një kusht elementar në shoqëritë e sotme për të qenë në gjendje të gjejnë një vend solid pune, të avancojnë nivelin e tyre edukativ, të zhvillojnë kulturën dhe artin si dhe të krijojnë komunikim adekuat dhe afatgjatë me shoqërinë. Njëra nga objektivat e misionit të UBT-se është “Të zhvillojë dhe të promovojë kapacitetet vendore profesionale dhe akademike në përputhje me standardet më të larta në botë”. Prandaj në kuadër të misionit dhe vizionit që ka, si dhe bazuar në eksperiencën shumë vjeçare si institucion i lartë arsimor në Kosovë që dallon për nga kultura e cilësisë që ka, UBT ka krijuar kushtet e nevojshme për të zhvilluar programin profesional për gjuhe angleze.

 

Informata rreth programit

Qëllimi i këtij programi është të trajnoj dhe certifikojë pjesëmarrësit për nivelin fillestar, elementar, para-mesatar, mesatar, i paraavnacuar dhe i avancuar, për  ata të cilët kanë pak njohuri  të gjuhës angleze por u nevojitet edhe një bazë e fortë për të vazhduar më tutje si dhe ata të cilët dëshirojnë të përforcojnë njohuritë e tyre. Në secilin nivel pjesëmarrësit përgatiten për të vazhduar pastaj nivelet pasuese.

 

Lëndët

 

Lista e Moduleve 
1Niveli i Pare i Gjuhës Angleze
2Niveli Dyte i Gjuhës Angleze
3Niveli i Tretë i Gjuhës Angleze
4Niveli i Katërt i Gjuhës Angleze
5Niveli i Pestë i Gjuhës Angleze
6Niveli i Gjashtë i Gjuhës Angleze
7Anglishtja ne Biznes (Business English)
8Anglishtja Ligjore
9Anglishjta ne Marketing dhe Shitje