BETA

Programet Profesionale

Përshkrim I përgjithshëm

UBT-ja, si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, po dëshmon gjithnjë e më shumë se është e përkushtuar që t’i ofrojë të gjitha modelet e studimit në vend.
Tani më UBT ofron edhe ShkollënProfesionale e cila është akredituar nga Autoriteti Kombëtar I Kualifikimeve për organizimin dhe mbajtjen e mësimit për pesë (5) profile profesionale si mëposhtë:

  1. Teknologji e Informacionit dhe Komunikim (TIK)
  2. Programimi – Zhvillues Softëeri
  3. Administrim I rrjeteve dhe Sistemeve Kompjuterike
  4. Gjuhë Angleze
  5. Asistentë Administrativ

Kështu, UBT-ja vazhdon të mbetet institucioni, pothuajse i vetmi në Kosovë e rajon, i cili ofron programe bashkëkohore sipas standardëve cilësore ndërkombëtare, duke përfshirë edhe profilet profesionale.

Fakte rreth Shkollës Profesionale:

I veqantë – Ofron përvojë të të mësuarit nga ekspertë professional të njohur të industrisë dhe akademisë

I vërtetuar – Ofron njohuri teknike dhe profesionale të ndërlidhura me Çertifikimet Ndërkombëtare

Efektiv – Studentët marrin njohuri sipas kërkesave të tregut, që rezulton më një shkallë të lartë të punësimit

I besueshëm: Ofrohet nga Kolegji UBT si shkolla me e madhë e Shkencave Kompjuterike në Ballkanin Perëndimor

Certifikimet: Studentët gjatë studimit 2 vjeqar, përveq diplomimit do të kenë mundësin edhe të marrjes se certifikimeve ndërkombëtare nga Industria siq janë: Microsoft Certification, Cisco Netërking Academy dhe Cisco Certification, CompTIA A+. Autodesk etj.

 

Pse të zgjedhim Shkollën Profesionale UBT?

  • 400 anëtarë staf akademik dhe profesional në fushën e TIK-ut
  • Mbi 400 profesionit kanë ndjekur trajnimet profesionale
  • Mbi 260 të certifikuar në programet profesionale ECDL, Cisco, Microsoft, Auto Desk etj
  • Diskutime interaktive me praktikat më të mira
  • Staf i përkushtuar në një ambient miqësor
  • Kampusi Inovaticv me kushte të përshtatshme për mësime praktike
  • Laboratorët me pajisjet më moderne të Teknologjisë Informative
  • 10,000 metra katrorë hapësirë inovative
  • Vizita studimore në kompanitë brenda dhe jashtë vendit
  • Lokacioni afër qendrës dhe i arritshëm në këmbë, pa pasur nevojë për veturë
  • Garantues i suksesit
  • Institucion i Çertifikuar për Ekselencë