Qëllimet dhe Objektivat

Qëllimi i programit është përgatitja e të diplomuarve për të marrë përgjegjësi si profesionistë dhe praktikantë dentarë, kompetentë në ofrimin e shërbimeve promovuese, parandaluese, kuruese dhe rehabilituese. Programi i integruar i Stomatologjisë bazohet në profesion dhe në bazë të zhvillimit. Profesioni i bazuar nënkupton që i programit është profesional në vetvete dhe se fokusohet në zhvillimin dhe ndryshimet në profesionin e dhëmbëve dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor. Me bazë zhvillimi do të thotë që ka një përqendrim në gjykim, zhvillim dhe punë kërkimore që hedhë dritë mbi gjendjen aktuale të zhvillimit profesional, si dhe nevojën për zhvillim në lidhje me përvojat në profesion dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Pas përfundimit të Studimeve të Integruara në Stomatologji, studenti aftesohet për të punuar si praktikant i infermierisë dhe për t’u integruar edhe në fusha të tjera ndërdisiplinore. Programi i siguron studentit bazat e domosdoshme në aspektin teorik dhe klinik të infermierisë në përputhje me zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, shkencës dhe teknologjisë, si dhe kërkesave për shërbime dentare në popullatën e përgjithshme.

Njohuritë e përgjithshme dhe specifike të stomatologjisë, të fituara në një mjedis të studimit të bazuar në zhvillim, nëpërmjet hulumtimit dhe veprimtarive klinike të detyrueshme të përzgjedhura.

Rezultatet e të mësuarit

Të diplomuarit gjithashtu janë të arsimuar për të punuar në shërbimin shëndetësor, duke kryer stomatologji për fëmijët, adoleshentët, të rriturit, të moshuarit dhe ata me nevoja të veçanta. Ata, gjithashtu, do të jenë në gjendje të planifikojnë, vlerësojnë dhe zhvillojnë stomatologjinë, bazuar në përfshirjen aktive dhe pjesëmarrjen e palëve të prekura. Nëpërmjet praktikës stomatologjike, studentët do të mësojnë të promovojnë dhe përmirësojnë aspektin shëndetësor të pacienteve, si dhe të përgatiten për parandalimin, rehabilitimin dhe lehtësimin e vuajtjeve tek individët dhe grupet e caktuara të njerëzve.

Shkolla e kualifikon kandidatin për të kërkuar autorizim nga Oda e Stomatologjisë së Kosovës. Kosova ende nuk është duke zbatuar një sistem ekzaminimi dhe certifikimi jashtë. Ai gjithashtu kualifikon studentin për menaxhimin e kujdesit dhe për pjesëmarrje në mësimdhënie dhe hulumtime shkencore.

Ekzistojnë tetë kategori që përfaqësojnë fushat e fushës profesionale të mjekëve të mjekësisë dentare. Të gjitha këto fusha janë ndërdisiplinore në orientimin e tyre që inkurajojnë të menduarit kritik dhe mund të zbatohen për pacientët e moshave të ndryshme.

  1. Profesionalizmi – Pas diplomimit, një doktor i mjekësisë dentare ka pritshmëri të larta të jetë i aftë në një gamë të gjerë të shkathtësive, duke përfshirë aftësitë e hulumtimit, të komunikimit dhe të problemit të komunikimit dhe prezantimit, të cilat bazohen në njohuritë bashkëkohore. Mjekët e mjekësisë dentare duhet të kuptojnë problemet që kanë të bëjnë me profesionin dentar, si dhe rolin e tyre drejtues në praktikat dentare.
  2. Etika dhe ligji – Pas diplomimit, doktorët e mjekësisë dentare duhet të paraqesin njohuri dhe kuptim të përgjegjësive morale dhe etike, të cilat janë të përfshira në kujdesin e pacientit, si dhe kujdesen për të gjithë komunitetin. Ata gjithashtu duhet të njihen me rregulloret moderne ligjore që kanë të bëjnë me praktikën klinike të përditshme.
  3. Komunikimi dhe aftësitë sociale – Mjekët e mjekësisë dentare duhet të jenë kompetentë në komunikimin me pacientët dhe familjet e tyre, bashkëpunëtorët dhe kolegët e tyre, duke respektuar moshën e tyre, si dhe sfondin e tyre social dhe kulturor.
  4. Njohuritë themelore – Mjekët e mjelësisë dentare duhet të jenë në gjendje të aplikojnë një sërë konceptesh themelore nga shkencat biologjike, mjekësore, teknike dhe klinike, me qëllim të diferencimit ndërmjet kushteve fiziologjike dhe patologjike. Pas diplomimit, mjekët e mjekësisë dentare duhet të kenë një shkallë të caktuar të ‘shkathtësisë informatike’, në bazë të së cilës, ata mund të mbledhin dhe të përdorin informacionin nga literatura në dispozicion.
  5. Analizimi dhe mbledhja e të dhënave klinike – Marrja dhe ruajtja e tërë dokumentacionit në lidhje me statusin mjekësor, oral dhe dentar të pacientëve. Kjo duhet të përfshijë një sërë informacionesh biologjike, mjekësore, psikologjike dhe sociale për qëllime të vlerësimit të statusit oral dhe dentar të pacientëve. Mjekët e mjekësisë dentare duhet të jenë në gjendje jo vetëm për të ruajtur, por edhe për të përmirësuar aftësitë dhe kompetencat e tyre profesionale gjatë gjithë jetës së tyre të punës.
  6. Planifikimi i diagnozës dhe trajtimit – Kjo, në radhë të parë, lidhet me marrjen e vendimeve, dhënien e mendimeve dhe vlerësimeve klinike, me qëllim të bërjes së diagnozave diferenciale, paraprake dhe definitive, bazuar në interpretimin e rezultateve të ekzaminimit klinik dhe radiologjik të testeve diagnostike, duke marrë parasysh sfondin social dhe kulturor të pacientëve.
  7. Trajtimi – arritja dhe ruajtja e shëndetit oral. Kjo fushë përfaqëson një gamë të gjerë të kompetencave bazë dhe plotësuese të nevojshme për të arritur dhe ruajtur shëndetin oral të pacientëve të grupmoshave të ndryshme, si dhe atyre me nevoja të veçanta. Pas diplomimit, doktorët e mjekësisë dentare duhet të jenë të vetëdijshëm për aftësitë dhe kufizimet e punës së tyre. Ata gjithashtu duhet të jenë në gjendje t’i referojnë pacientët tek një specialist nëse është e nevojshme.
  8. Masat parandaluese dhe promovimi i shëndetit – Përmirësimi i shëndetit oral në nivel individual, në nivel të familjes dhe të komunitetit.