Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Studentët marrin 5 kredi ECTS për praktika të kombinuara me ligjërata për zhvillimin profesional. Ka përjashtime për ata që tashmë punojnë. Institucioni ka marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Diasporës, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencinë për Zhvillimin e Sektorit Privat. Komuna e Ferizajt, Komuna e Lipjanit, Komuna e Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Transmetues Publik etj. Programi është në përputhje me Standardet e Kombeve të Bashkuara të Ekselencës për Administrim Publik dhe Trajnimin e Administratës. Programi është balancuar mes specifikave të Kosovës, zhvillimet e fundit shkencore dhe mësimet nga Universiteti Corvinus, departamenti Politika Publike  dhe Menaxhimi, Universiteti i Teknologjisë së Tiranës, dhe Shkencat e Administrimit të Universiteti Gjerman për Shkencat Administrative (Spyer).