Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në Kolegjin UBT ka për qëllim krijimin e liderëve dhe vendim-marrësve të suksesshëm, si në sektorin publik, po ashtu edhe në atë privat. Këtë qëllim, Kolegji UBT, përmes këtij fakulteti e arrin duke ofruar një edukim kualitativ nga fushat e menaxhmentit, biznesit dhe të ekonomisë.

Programet akademike në Kolegjin UBT mishërojnë përsosmërinë, ngrisin konfidencën dhe zhvillojnë aftësi të shkëlqyeshme lidershipi që do t’ju ndihmojnë shumë gjatë gjithë karrierës suaj.

 

Programi Master në Fakultetin për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi është përpiluar në mënyrë që studentit t’i ofrojë njohuritë më të avancuara nga të gjitha dimensionet e organizimit dhe menaxhimit të bizneseve dhe organizatave të tjera. Fokusi i këtij programi qëndron tek përgatitja e të diplomuarve për tregun global të punës, duke ofruar njohuri nga fusha të ndryshme të ekonomisë, inxhinierisë, prokurimit publik, marketingut dhe shitjes, ndërmarrësisë dhe promovimit të investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

MBE