Specializimet

Programi nuk ka specializime sepse programi master përfaqëson thellimin e njohurive pikërisht në një fushë të veçantë të së drejtës penale. Ky program  do të ndihmojë në aftësimin intelektual në kontekstin e reformës dhe zhvillimit të sistemit gjyqësor në Kosovë.

Cilësia e pajisjeve të laboratorit të forenzikës dhe ligjëratave të ftuar me ekspertë nga Institucionet akademike partnere ose agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë (Akademia e Kosovës për siguri publike, agjensia antikorrupsion, Policia e Kosovës etj.) Do të kontribuojë në numrin e hulumtimeve publikime dhe aktivitete të organizuara në lidhje me fushën;

Programi është veçanërisht i rëndësishëm për ata që kërkojnë të zhvillojnë aftësi dhe njohuri mbi:

(i) zbatimin e ligjit, analizën dhe ndjekjen e krimeve  kompjuterike;

(ii) fushën e ligjit penal, të cilët dëshirojnë të shërbejnë për agjencinë e mjekësisë ligjore, agjencinë e inteligjencës, shërbimin policor dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit ose sektorët e sigurisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

(iii) sistemin gjyqësor dhe procedurën penale në lidhje me provat e mbledhura përmes forenzikës dixhitale; dhe

(iv) thellimin e aftësive kerkimore në drejtësi dhe kriminologji kompjuterike.