Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Kërkesat për pranim aplikohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të drejtë për të gjithë studentët. Ata të interesuar për të qenë pjesë e programit normalisht duhet të kenë arritur diplomën bachelor me nota 7.5 – 10 dhe më të larta.

Të gjitha aplikacionet e tjera do të konsiderohen në baza individuale.

 

Grupi i synuar i për të studiuar në këtë program studimi të nivelit master përfshin të gjithë studentët që kanë një diplomë bachelor në Juridik dhe ose një kualifikim tjetër përkatës sipas Ligjit për Arsimin e Lartë, për një program pas universitar.

Bazuar në këto rregulla, studentët duhet të kenë dorëzuar 300 ECTS të studimeve në nivelin bachelor dhe master.

Programi është veçanërisht i rëndësishëm për të sapodiplomuarit që kërkojnë të zhvillojnë shkathtësi, të rrisin aftësitë e tyre akademike

Fakulteti Juridik merr në konsideratë gjatë hartimit të politikave të pranimit jo vetëm nga spektri i rekrutimit të studentëve, por edhe i identifikimit të studentëve me potencial me të madh, për të përfituar nga kjo diplomë master në mënyrë që shanset e tyre të suksesit të jenë më të larta dhe mundësia e institucionit për t’i mbështetur, të jetë më konkrete.

Fakulteti  zbaton parimet dhe vlerat e bazuara në mundësitë e barabarta për studentët nga të dyja gjinitë, ata me probleme shëndetësore, studentët me fëmijë, studentët të ardhur nga emigracioni ose për ata nga familjet qё kanё patur mundёsi tё kufizuara arsimimi.

Bursat janë një tjetër poltikë institucionale në mbështetje të kategorive ë ndryshme të studentëve që dëshirojnë të vijonë nivelin master të studimeve në secilin prej programeve të zgjedhura. Ky program studimi u jep mundësi kandidatëve të jenë përfitues të bursave sipas kritere dhe secilës kategori të paracaktuar në regullore.