Studentët

Studenti është faktori qendror në gjithçka që ofron Fakulteti dhe përgjëgjia kryesore e veprimtarisë sonë është t’i ofrojmë studentit një përvojë të shkëlqyeshme arsimore, e cila realizon misionin e UBT për të nxitur zhvillimin profesional, intelektual, social, kulturor dhe personal të individit.

Institucioni i kushton shumë rëndësi mbështetjes së studentëve në nivel Master nëpërmjet krijimit të ndërmarrjeve të reja, përmes Qendrës së Transferimit të Njohurive në UBT dhe Inkubatorit të Biznesit. Studentët e UBT-së inkurajohen ta konsiderojnë ndërmarrësinë si një mundësi karriere, e cila mund të zhvillohet përmes programeve të vetëdijësimit, moduleve, detyrave ose programeve të dedikuara për ndërmarrësinë në kuadër të kurrikulave të UBT-së.

 

Rekrutimi i studentit dhe transferimi i studentëve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, fakulteteve dhe programeve të studimit rregullohen qartë në Rregulloren për regjistrimin e studentëve, si një akt i posaçëm rregullator i UBT-së.
Kërkesat për pranim aplikohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të drejtë për të gjithë studentët. Ata të interesuar për të qenë pjesë e programit normalisht duhet të kenë arritur diplomën bachelor me nota 7.5 – 10 dhe më të larta. Të gjitha aplikacionet e tjera do të konsiderohen në baza individuale.

 

Programet master targetojnë studentët që duan të bëhen gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë në sektorin publik, avokatë në sektorin privat ose në organizata të tjera joqeveritare, veprimtaria e të cilave lidhet me drejtimet e ofruar master.  Ajo bazohet në njohuritë e programit Bachelor dhe kërkesat bashkëkohore për kurset e programit.

Të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve janë të parapara në doracakun e studentëve, njoftimet me email para afateve dhe përgjegjësive specifike. Në rast të paqartësisë apo nevojës për shpjegime, studentët mund të kërkojnë takime me dekanin ose mund të konsultohen me profesorët.

 

Fakulteti monitoron dhe koordinon ngarkesën e punës së studentëve nëpër kurse. Për studentët që përballen me vështirësi, mund të sigurohet një ndihmë adekuate në tutorial. Për më tepër, me qëllimin që të sigurohet se studentët kanë kuptuar atë që është trajtuar përgjatë ligjëratave, stafi akademik është i disponueshëm në kohë të mjaftueshme për këshillim për studentët.