Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Me qëllim të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe zgjerimin e eksperiencave akademike dhe organizative, UBT vlerëson veçanërisht bashkëpunimet me institucione brenda dhe jashtë vendit, institucione të cilat janë të dalluara për ushtrimin e profesionit të juristit.

Bashkëpunimi i ndërsjellë me institucionet, me të cilat universiteti ka nënshkruar marrëveshje, konsiderohen si mekanizma të:

  • Promovimit të iniciativave shkencore dhe të shkëmbimit kulturor, me qëllim rritjen e kapaciteteve njerëzore në drejtimin e studimeve;
  • Nxitjen e promovimit të standardeve më të larta në cilësinë e mësimdhënies në arsimin e lartë dhe hulumtimit, si edhe të integritetit etik në punën akademike;
  • Inkurajimin e shkëmbimeve studentore dhe mundësive të studimit në universitetet partnere;
  • Mobiliteti i stafit dhe mbështetja e ndërsjellë në realizimin e projekteve me karakter të aplikuar ose shkencor;
  • Promovimi i politikave dhe vlerave për arsimin e lartë në rajon, me rëndësi në vendet e origjinës së institucioneve bashkëpunuese;
  • Zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të shoqërisë dhe komunitetit.

Programi është kompatibil me specifikat e Kosovës, zhvillimet e fundit shkencore, si dhe mësimet e nxjerra nga Universiteti i Mbretëreshës Mary, Britania e Madhe, University College London (UCL), Talin University of Technology.

Programi është kompatibil me specifikat e një vendi që kalon një tranzicion ekonomik dhe ligjor dhe i cili përballet me sfidat në aspektin e së drejtës ndërkombëtare private, për shkak të hapjes së ekonomisë dhe shërbimeve të saj në botën e jashtme. Përveç kësaj, programi ka përfshirë edhe implikimet e përparimit teknologjik dhe sfidat ligjore që burojnë prej tij.

Institucionet në vend me të cilat Fakulteti Juridik ka bashkëpunuar me qëllim zhvillimin e praktikave profesionale të studentëve janë: Gjykata Themelore e Prishtinës, Institucioni i Prokurorisë, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Agjencia Kosovare e Konkurrencës, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës.