Specializimet

SPECIALIZIMET NË SHKENCA TË USHQIMIT DHE BIOTEKNOLOGJI

Programi ofron mundësi specializimi në:

Nutricistët dhe Dietologët gjithashtu nxisin zakonet e shëndetshme të të ushqyerit duke zhvilluar plane dhe receta shëndetësore dhe duke kontribuar në edukimin e njerëzve në lidhje me ushqimin e shëndetshëm për të arritur një qëllim të veçantë shëndetësor. Nutricistët dhe Dietologët ofrojnë informacion të personalizuar për individë të veçantë. Për shembull, një dietist ose nutricionist mund të mësojë një klient me presion të lartë të gjakut se si të përdorë më pak kripë gjatë përgatitjes së ushqimit ose të planifikojë një dietë me yndyrë dhe sheqer të kufizuar për të ndihmuar pacientët të humbasin peshë. Nutricistët dhe Dietologët janë të vetëpunësuar, mund të takohen me pacientët dhe komunitetet, ose ata mund të punojnë si konsulentë për një shumëllojshmëri organizatash, spitale, qendra të kujdesit shëndetësor, institucione private shëndetësore etj për të ofruar plane dhe receptura me programe të ndryshme shëndetësore varësisht nga kërkesat e grupeve të interesit si dhe në konsultim të ngushtë me mjekët dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor, në mënyrë që nevojat dietike dhe rregulloret e sigurisë ushqimore janë duke u përmbushur. Nutricistët dhe Dietologët vlerësojnë, planifikojnë dhe zbatojnë programet për të rritur ndikimin e ushqimit dhe të ushqyerit në shëndetin e njeriut.

Detyrat e nje Nutricionisti dhe Dietologu përfshijnë:

·       Udhëzimin e individëve, familjeve dhe komuniteteve mbi të ushqyerit, planifikimin e dietave dhe përgatitjen e ushqimit për të rritur përfitimet shëndetësore dhe për të zvogëluar rreziqet e mundshme për shëndetin ;

·       Planifikimin e dietave dhe menyve, mbikëqyrjen e përgatitjes dhe shërbimit të ushqimeve, dhe monitorimin e marrjes së ushqimit dhe cilësisë për të siguruar kujdes në të ushqyer në mjedise ku ofrohen shërbime të ushqimit;

·       Përgatitjen dhe vlerësimin e të dhënave në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe të ushqyerit të individëve, grupeve dhe komuniteteve në bazë të vlerave ushqyese të ushqimeve të shërbyera apo konsumuara;

·       Planifikimin dhe kryerjen e vlerësimeve të ushqyerit, programeve ndërhyrëse, dhe edukimin dhe trajnimin me qëllim të përmirësimit të niveleve ushqyese tek individët dhe komunitetet;

·       Konsultimin me profesionistët e tjerë të shëndetit dhe ofruesit e kujdesit për të menaxhuar nevojat dietale dhe ushqyese të pacientëve;

·       Zhvillimin dhe vlerësimin e produkteve të ushqimit dhe të ushqyerit me qëllim të përmbushjes së kërkesave ushqyese;

·       Kryerjen e hulumtimeve mbi të ushqyerit dhe ndarjen e gjetjeve në konferenca shkencore dhe në mjedise të tjera.

Për studentët e interesuar që të punojnë Nutricionist në vlerësimin, planifikimin dhe zbatimin e programeve për të rritur ndikimin e ushqimit dhe të ushqyerit në shëndetin e njeriut, kjo karrierë mund të jetë një mundësi për t’u marrë në konsideratë.

Shkathtësitë  tjera kyçe që përfitohen gjatë studimit në këtë fushë janë:

·       Aftësi te mira në përdorimin  e pajisjeve teknologjike dhe programeve të paketës MS Office

·       Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë

·       Aftësi të mira të punës ekipore

·       Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur

·       Vëmendje e kujdesshme ndaj detajeve, veçanërisht në lidhje me higjienën dhe sigurinë e ushqimit

·       Aftësi të forta analitike dhe numerike

Një specialist i prodhimit të ushqimit “Teknolog ushqimor” mbikëqyr proceset e ndryshme të përfshira në prodhimin e ushqimit për të siguruar standardet e cilësisë, të ushqyeshmërisë dhe kufizimit të kontaminimit mikrobiologjik dhe kimik të ushqimit. Teknologët e ushqimit gjithashtu mund të sigurojnë që produktet ushqimore të prodhohen në mënyrë efikase me kosto të leverdishme ekonomike dhe se materiali për paketimin/ambalazhimin e ushqimeve të mos jetë i dëmshëm për mjedisin. Teknologët e ushqimit/specialistët e prodhimit të ushqimit, i trajtojnë dhe përgatitin artikujt ushqimorë përkatës për konsum nga njerëzit dhe ne disa raste edhe për kafshët. Punët e kryera nga një Teknolog i ushqimit zakonisht përfshijnë: trajtimin e mishit, peshkut dhe përgatitjen e nënprodukteve të tyre; trajtimin e qumështit dhe përgatitjen e nënprodukteve të tyre, përpunojnë gjalpin dhe bëjnë lloje të ndryshme djathi, kremi ose produkte të tjera bulmeti; bërjen e bukës, ëmbëlsirave, biskotave, pastave, byrekëve dhe produkteve tjera të miellit; prodhimin e produkteve të ndryshme konditore si çokollada, bombone etj; përpunimin dhe konservimin e frutave, perimeve dhe ushqimeve të ngjashme; prodhimin e pijeve të ndryshme alkoolike dhe jo-alkoolike; trajtimin e ujit për pije; trajtimin e ujrave të shkarkuara nga industria ushqimore; përpunimin e vezëve dhe mjaltit; monitorimin e proceseve dhe operacioneve të ndryshme teknologjike gjatë prodhimit; menaxhimi i prodhimit dhe sigurimi i cilësisë; degustimin/vlerësimin dhe klasifikimin e produkteve ushqimore dhe pijeve të ndryshme; ambalazhimin dhe deponimin e prodhimeve ushqimore sipas kërkesave të produktit; monitorimi i pajisjeve dhe prodhimeve në ruajtje; mbajnë shënime për çdo parregullësi dhe i raportojnë ato; përkujdesen vazhdimisht për zhvillimin e produkteve të reja, etj.

Poashtu Teknologët e ushqimit janë përgjegjës edhe për zhvillimin, modifikimin dhe prodhimin e sigurt të produkteve ushqimore dhe proceseve bazuar në zhvilimet e reja shkencore dhe teknologjike.Teknologët e ushqimit planifikojnë prodhimin e produkteve ushqimore dhe pijeve dhe mund të punojnë në një gamë të gjerë mjedisesh, duke përfshirë kuzhina, fabrika, laboratore dhe zyra.

Rrjedhimisht, përgjegjësitë specifike ndryshojnë shumë, varësisht nga industria ushqimore dhe kërkesat e saj, por në përgjithësi mund të përfshijnë:

·       Gjenerimin e ideve të reja të prodhimit dhe receta ushqimore

·       Modifikimin dhe përmirësimin e recetave ekzistuese

·       Dizajnimin e proceseve dhe makinerive për prodhimin e recetave në shkallë të gjerë

·       Lidhjen me stafin e marketingut dhe shitjes

·       Sigurohet që standardet strikte të sigurisë së ushqimit dhe të higjienës janë përmbushur

·       Identifikimin dhe zgjedhjen e produkteve nga furnizuesit

·       Monitorimin e përdorimit të aditivëve të ndryshem ushimorë

·       Testimin dhe vlerësimin e mostrave

·       Shkrimin e raporteve të ndryshme ditore, javore, mujore dhe vjetore

Për studentet e interesuar për të punuar në industrinë ushqimore në pozitën Teknolog i Ushqimit, kjo karrierë mund të jetë një mundësi për t’u marrë në konsideratë.

Shkathtësitë  tjera kyçe që përfitohen gjatë studimit në këtë fushë janë;

·       Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë

·       Aftësi të mira të punës ekipore

·       Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur

·       Vëmendje e kujdesshme ndaj detajeve, veçanërisht në lidhje me higjienën dhe sigurinë e ushqimit

·       Aftësi të forta analitike dhe numerike

Përshkrimi i profesionit/specializimit- Menaxhimi dhe sigurimi i cilësisë së ushqimit

Menaxherët e sigurimit të cilësisë së ushqimit mbikëqyrin cilësinë dhe sigurinë e përgjithshme të produkteve ushqimore të një kompanie. Menaxherët e sigurimit të cilësisë së ushqimit janë përgjegjës për menaxhimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore dhe prodhimit të ushqimit. Menaxherët e sigurimit të cilësisë së ushqimit kanë mjohuri më të plota për standardet e cilësisë, rregulloret qeveritare për industrinë ushqimore, procedurat e sigurisë dhe taktikat menaxheriale. Menaxherët e sigurimit të cilësisë së ushqimit janë përgjegjës për të siguruar që produktet ushqimore të përmbushin standardet e përcaktuara nga kompanitë e tyre dhe autoritetet rregullatore. Ata mund të zhvillojnë dhe rishikojnë politikat e cilësisë dhe sigurisë dhe të menaxhojnë auditimet nga inspektorët e palëve të treta. Menaxherët mund të trajnojnë punonjësit e sigurimit të cilësisë dhe të mbikëqyrin proceset prodhuese dhe përpunuese. Detyrat e punës së një menaxheri të sigurimit të cilësisë së ushqimit përfshijnë; takimet e përditshme me mbikëqyrësit e tjerë, inspektojnë hapësirat punuese për pajtueshmërinë me standardet e kërkuara higjenike, analizojnë dhe marin vendime për të zgjidhur çdo çështje që lind gjatë punës, menaxheret e cilësisë mund të shqyrtojnë reagimet e konsumatorëve dhe t’u përgjigjen ankesave të tyre, menaxherët e sigurimit të cilësisë përgatisin raporte mbi statusin e cilësisë së ushqimit për t’iu transmetuar pronarëve dhe menaxhmentit të nivelit të lartë dhe mund të mbajnë shënime për të gjitha testet dhe inspektimet që janë kryer në kompani.

Studentët të cilët studiojnë këtë specializim “Menaxhimi dhe sigurimi i cilësisë së ushqimit” do të fitojnë njohuri të bollshme dhe shkathësi të mira praktike për të gjitha standardet e sigurisë ushqimore që janë të zakonshme në industrinë ushqimore në ditët e sodit dhe që janë të mandatuara nga organet ndërkombëtare dhe vendore. Menaxherët e sigurimit të cilësisë së ushqimit do të njihen me sistemet me moderne aktuale të menaxhimit të cilësisë në industrinë ushqimore, ISO standardet, HACCP, agjencionet vendore dhe ndërkombëtare që janë përgjegjëse për mbikqyrjen dhe sigurimin e cilësisë, si; Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA),  Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) etj.

Për studentet e interesuar për të punuar në industrinë ushqimore në poziten menaxheriale si Menaxher i sigurimit të cilësisë, kjo karrierë mund të jetë një mundësi për t’u marrë në konsideratë.

Shkathtësitë  tjera kyçe që përfitohen gjatë studimit në këtë fushë janë:

·       Aftësi te mira në përdorimin  e pajisjeve teknologjike dhe programeve të paketës MS Office

·       Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë

·       Aftësi të mira të punës ekipore

·       Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur

·       Vëmendje e kujdesshme ndaj detajeve, veçanërisht në lidhje me higjienën dhe sigurinë e ushqimit

·       Aftësi të forta analitike dhe numerike