Qëllimet dhe Objektivat

QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT

 

Qëllimi kryesor i programit studimor është oferta ndaj kërkesës dhe nevojave të shoqërisë dhe ekonomisë për përgatitje të fuqisë punëtore me shkathtësi dhe kompetenca adekuate në fushën e shkencave të ushqimit dhe bioteknologjisë. Për të arritur këtë qëllim, programi ka këto objektiva:

 

  • Ofrimi i një mjedisi të përshtatshëm për studim për studentët të cilët dëshirojnë të formojnë profesionin e ardhshëm në profilet e shkancave të ushqimit dhe bioteknologjisë;
  • Ofrimi i mundësive fleksibile për studentët për marrje të njohurive dhe zhvillim të shkathtësive të kërkuara nga tregu relevant i punës;
  • Ofrimi i mundësive për të rinjtë për zhvillim të profileve profesionale të cilat iu mundësojnë tranzicion të shpejtë në tregun e punës;
  • Kombinimi i përspektivave dhe praktikave ndërkombëtare dhe potencialit vendor për zhvillimin e një kuadri profesional të cilët do të plotësojnë fuqinë punëtore e cila aktualisht mungon;
  • Të ketë ndikim afatmesëm dhe afatgjatë në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës;

 

Rezultatet e pritura të mësimit (njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat)

 

Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, studentët do të jenë në gjendje të:

  • Kuptojnë dhe zotërojnë njohuri bazë mbi lëndët e para, gjysëmproduktet, produktet finale, menaxhimin dhe marketingun e ushqimeve dhe lëndët nga fusha e të ushqyerit;
  • Jenë të përgatitur për procesin e përpunimit dhe prodhimit bimor dhe shtazor, menaxhimin dhe të ushqyerit;
  • Kontrollojnë dhe zbatojnë standardet dhe rregulloret në fuqi;
  • Përdorin dhe zotërojnë metodat e analizave të kontrollit të cilësisë së produkteve ushqimore dhe vlerat e tyre ushqese;
  • Përcaktojnë afatet për grumbullimin dhe ruajtjen e lëndëve të para për përpunim të mëtutjeshëm industrial;
  • Zotërojnë aftësi në procesin teknologjik në gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor, nga pranimi i lëndëve të para deri te produkti final;
  • Fitojnë njohuri bazë në aspektin e sigurisë ushqimore në të gjitha e hallkat e zinxhirit ushqimor duke identifikuar dhe eliminuar të gjitha rreziqet biologjike, kimike dhe fizike;
  • Përshtaten ndaj kushteve të punës në terren (industri), laboratore, dhe avancim profesional e shkencor;
  • Fitojnë njohuri nga shkencat e të ushqyerit dhe të njëjtat do ti aplikojnë në të ushqyerit e kategorive të veçanta të njerëzve (fëmijë, sportistë, shtatëzëna, lehona, si dhe persona me statuse të ndryshme shëndetësore);
  • Aftësohen të dallojnë prodhimet organike industriale dhe prodhimet e modifikuara gjenetike;
  • Aftësohen për dizajnimin, inovacionet, implementimin e sistemeve, si dhe marketingun e produkteve me cilësi të veçanta senzorike dhe ambalazhe speciale.