Pranimi ne Studime, Kriteret

PRANIMI NË STUDIME, KRITERET

 

Programi i studimit është i hapur për studentët që kanë përfunduar Maturën Kombëtare. Një kandidat do të kualifikohet për pranim nëse ai / ajo plotëson kërkesat minimale të pranimit të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

Zhvillimi dhe zbatimi i programit të studimit në Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji është plotësisht në përputhje me misionin dhe qëllimin e UBT-së për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës. Në punën dhe fushën e saj, UBT-ja për disa vite ka adoptuar një qasje multidisiplinare, e cila mundëson zhvillimin dhe zbatimin e suksesshëm të programeve studimore në cikle studimi të ndryshëm, duke përfshirë edhe këtë program studimi. Shumëllojshmëria e stafit akademik, kërkimor dhe profesional që UBT ka mundësuar zhvillimin e një profili shumë të rëndësishëm të të diplomuarve në këtë program studimi, me aftësi profesionale, akademike dhe kërkimore.