Qëllimet dhe Objektivat

Programi synon që në secilën prej tre fushave të specialimit t’u mundësojë studentëve që të të zgjerojnë njohuritë dhe kuptojnë zhvillimet praktike dhe teoritë politike, të dinë të analizojnë dukuritë e zhvillimeve politikë praktikë dhe konceptet themelorë teorikë si edhe ndërlidhjen e tyre. Ky program u jep mundësi studentëve që të fitojnë aftësi për të hartuar me shkrim dokumente të ndryshëm me natyrë politike. Studentët kanë mundësi që nëpërmjet këtij program të harmonizojnë kërkesat e tij themelore me interesat e tyre vehtiakë studimorë duke ndjekur një numër të gjerë të lëndëve zgjedhore. Kjo mundëson edhe një shkallë të caktuar përshtatshmërie të këtij programi.

 

Mësimdhënia akademike zhvillohet dukie u mbështetur në kurrikulat e lëndëve mësimore të fakulteteve politikë të mirënjohur të Europës dhe të ShB.A.-së si edhe në literaturën bashkëkohore. Duke u mbështetur mbi nevojat e tregut të Kosovës, ky program ofron një qasje të
barazpeshuar ndërmjet këtyre nevojave dhe krijimit të aftësive përkatëse të studentëve për karrierës e tyre të ardhëshme studimore apo politikëbërëse.

Pas përfundimit me sukses të këtij programi, studentët do të mund të:

  • Zotërojnë njohuri të gjera teorike dhe konceptet themelore teorike politike;
  • Njohin çështjet kryesore të zhvillimeve politike bashkëkohore në teorinë shkencore dhe në praktikë;
  • Shfaqin aftësi të të menduarit analitik dhe të thelluar të dukurive politike, të mënyrave të zgjidhjes së problemeve të ndryshëm politikë të shprehura si me shkrim ashtu edhe nëpërmjet të folurit;
  • Shfaqin aftësi të analizës kritike të dukurive politike duke e lidhur atë në mënyrë të posaçme me rrethanat politike të Kosovës si edhe ato rajonale dhe ndërkombëtare;
  • Tregojnë interes të rritur për zhvillimet praktike politike kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Zotërojnë aftësi për hartim të dokumenteve politikë të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin;
  • Kenë aftësi të mira themelore për humlumtim shkencor në fusha të ndryshme të shkencës së politikës;
  • Bëjnë arsyetime analitikë dhe kritikë rreth zhvillimeve kryesore në politikën kombëtare dhe ndërkombëtare.