Struktura e Programit

Programi për Media dhe Komunikim, që ofrohet nga UBT ka parasysh hulumtimin e nevojave për kuadro në fushën e Mediave dhe të Komunikimit në Kosovë. Për mungesë kuadrosh në fushën e gazetarisë, në Kosovë ende ka mungesë të theksuar të gazetarëve profesionistë, ndërkohë që në fushën e Komunikimit dhe të Multimedias mungesat janë edhe më të theksuara. Programi është mbështetur krejtësisht në nevojat e fushave të përcaktuara për të krijuar kuadro të përgatitura që do të gjejnë vend në tregun mediatik në vend dhe më gjerë. Programi është krahasuar me programet e universiteteve të njohura në vend, në rajon, e më gjerë. Ky program është strukturuar në atë mënyrë që studentëve t’u ofrojë kombinim të teorisë dhe praktikës. Duke ndjekur aspektet teorike ushtrojnë praktikën në industrinë e medias. Në programin trevjeçar të studimeve (në 6 semestra) përfshihet edhe hulumtimi vetanak e që është punimi i diplomës, përkatësisht përfundimi e temës së diplomës. Gjatë tri viteve të studimit, studentët do të njihen me teoritë e Medias dhe të Komunikimit, si dhe me praktikat në këto fusha, duke u mundësuar që pos teorisë të zhvillojnë edhe praktikën nëpër institucionet e ndryshme shtetërore, publike e private që kanë të bëjnë me media dhe komunikim.

Në këtë mënyrë, studentët do të jenë në gjendje të punojnë në institucione shtetërore, publike e private të fushave të ndryshme që ndërlidhen me Media dhe Komunikim, edhe atë:

Moderatorë studiosh televizive;

Moderator studiosh në radio;

Gazetarë terreni;

Fotoreporterë;

Kameramanë;

Montazherë;

Regjisorë programesh;

Shërbyes në marrëdhënie me publikun;

Zëdhënës të subjekteve të ndryshme politike dhe jopolitike;

Zyrtarë për informim; etj..

Programi Bachelor në Komunikim dhe Media zgjat 3 vjet (6 semestra) përfshirë përfundimin e temës së diplomës.

Gjatë gjashtë semestrave zhvillohet njëkohësisht puna teorike dhe ajo praktike.

Studimi Bachelor përmban 180 ECTS dhe ndahet në lëndë obligative dhe me zgjedhje.

 

Programi Bachelor në Komunikim dhe Media zgjat 3 vjet (6 semestra) përfshirë përfundimin e temës së diplomës.

Studimi bachelor përmban 180 ECTS dhe ndahet në lëndë obligative dhe me zgjedhje.

 

 

SEMESTER  1:30 ECTS
NoLloji SubjectLPECTS
1OBLZhanret e Gazetarise215
2OBLHistoria e Gazetarise 1215
3OBLFormat e Komunikimit215
4OBLShkathtësitë e shkrimit 1215
5OBLGjuhë Shqipe Profesionale214
6OBLGjuhë Angleze Profesionale214
7OBLGjuha dhe Stilistika212

 

SEMESTER  2:30 ECTS
NoLloji SubjectLPECTS
8OBLHistoria e Gazetarisë 2215
9OBLShkathtësitë e Shkrimit 2215
10OBLShkathtësitë e të folurit215
11OBLShkrimi Akademik214
12OBLTeknologjia Informative214
13OBLGjuhë Angleze Profesionale 2214
14OBLTeknikat e Raportimit203

 

SEMESTER  3:30 ECTS
NoLloji SubjectLPECTS
15OBLMenaxhimi dhe Organizimi215
16OBLTeknologjia Multimediale115
17OBLMedia e Shkruar215
18OBLKomunikimi Televiziv215
19OBLRadio Gazetari215
20OBLKamera dhe Fotografia214

 

SEMESTER  4:30 ECTS
NoLloji SubjectLPECTS
21OBLMarrëdhëniet me Publikun215
22OBLE Drejta dhe Etika Mediatike215
23OBLRegjia Televizive113
24OBLMontazhi në TV dhe Radio113
25OBLPunë praktike në media të shkruara025
26OBLSociaologjia e Komunikimit215
27OBLMenaxhimi i Medias215

 

SEMESTER  5
NoLloji SubjectLPECTS
28OBLMetodat e Kërkimit në Media dhe Komunikim215
29OBLGazetaria Online215
30OBLRedaktimi në Media215
31OBLMediat Audiovizuele215
32OBLE Drejta Publike214
33OBLMarketingu Medial204
34OBLPunë Praktike në TV dhe Radio023
35OBLQytetërimi Evropian203

 

SEMESTER  6:30 ECTS
NoLloji SubjectLPECTS
36OBLMetodat e kërkimit në media dhe komunikim 2215
37OBLMediat dhe shoqëria214
38OBLMediat ndërkombëtare214
39OBLIntervista në TV/Radio dhe media të shkruara214
40OBLTema e diplomes10