Qëllimet dhe Objektivat

Qëllimi i programit Media dhe Komunikim është që t’u ofrojë studentëve dije teorike dhe praktike, në mënyrë që kuadrot e dala nga ky institucion të kryejnë me sukses punët në organizatat ku do të punojnë, duke performuar të gjitha format e komunikimit jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të tjera botërore. Njohuritë teorike dhe praktike që do t’i marrin në UBT, atyre do t’u shërbejnë gjatë kryerjes së profesionit të tyre. Programi Media dhe Komunikim është dizajnuar në atë mënyrë që studentët t’i aftësojë në aspektin medial dhe komunikues. Nëpërmjet dijeve teorike të medias, ata do të njihen me më të rejat dhe zhvillimet e mediave në tërësi, ndërsa nëpërmjet dijeve teorike të komunikimit do të aftësohen në përdorimin e formave dhe llojeve të ndryshme të komunikimit. Programi studimor ka paraparë që studenti të ec dhe të zhvillohet si i pavarur me punë vetanake dhe si pjesë e ekipit, duke punuar në projekte të përbashkëta.

Si i tillë programi Media dhe Komunikim domosdo në plan të parë ka zhvillimin profesional të studentit.

 

Me përfundimin e suksesshëm të studimeve në programin Media dhe Komunikim, studentët do të jenë në gjendje që:

 

Të punojnë në ekipe multikulturore,

Të zotërojnë dhe të zbatojnë nivel të avancuar dhe profesional në gjuhë të huaj,

Të zhvillojnë komunikim digjital dhe strategji të marketingut duke punuar në ueb-faqe,

Të fillojnë biznesin e tyre personal në një bazë të fortë të njohurive,

Të zotërojnë teoritë dhe praktikat e duhura për ushtrimin e profesionit,

Të absorbojnë shpejt informacione të mjaftueshme,

Të zhvillojnë aftësi të domosdoshme në dizajnin dhe redaktimin e shtypit,

Të zotërojnë aftësitë verbale dhe të shkruara, të cilat arrijnë t’i përforcojnë përderisa marrin njohuri të mjaftueshme për çështjet dhe strategjitë e komunikimit ndërkulturor dhe tejkulturor.

Të përmirësojnë dhe të zhvillojnë stilet e tyre.