Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Programi Bachelor në Media dhe Komunikim studentëve u ofron njohuri të hollësishme për rolin e komunikimit në nivelin lokal, kombëtar e ndërkombëtar, në mënyrë që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre kreative e analitike për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen.

Ky program studentëve u mundëson të mbledhin, të vlerësojnë, e të shfrytëzojnë informacionet përmes mediave të ndryshme.

Programi është dizajnuar në atë mënyrë që të ofrojë një kombinim të trefishtë të studimeve

-Aftësi praktike thelbësore, siç janë intervistat dhe të shkruarit për media të ndryshme

-Njohuritë për njerëzit, Institucionet; etj.. dhe

-Parimet Etike që studentët duhet t’i zotërojnë si pjesë e kontekstit për gazetarinë.

Ky është një program stimulues dhe u siguron studentëve njohuri teorike e praktike për të qenë në gjendje të punojnë në fusha të ndryshme.

Mësimdhënia është një proces shumë i komplikuar. Por, pavarësisht nga kjo, ekzistojnë disa element psikologjikë, didaktikë, social që ndihmojnë në realizimin e një mësimdhënieje efektive. Mësimdhënia efektive është bazë për të nxënit e suksesshëm. Ajo identifikohet dhe ndërtohet mbi njohuritë e mëparshme. Mësimdhënësit duhet të njohin dhe të praktikojnë metoda teknike të gatshme për një mësimdhënie të tillë. Çdo mësim ka veçoritë e tij, dhe çdo situatë është gjithnjë e veçantë.

Mësimdhënia efektive jo që lidhet thjesht me informimin e studentëve, por edhe me të mësuarit e metodave të shpjegimit, kontrollit, dhe të njohurive të reja, si dhe motivimi i tyre. Stile dhe mënyra të ndryshme përdoren për të nxënit e dijes.

Informacionet përvetësohen dhe përpunohen nga studentët në mënyrë vetanake. Prandaj çdo student ka mënyrën e vet të të nxënit.

Të mësuarit është i frytshëm, sepse të folurit e bisedat shoqërohen, e ndërlidhen me veprimet, ushtrimet, etj. Këto metoda të të nxënit e bëjnë edhe më të kapshëm dhe më të lehtë mësimnxënien në programin Media dhe Komunikim, gjithnjë duke u përshtatur strategjive mësimore, mësimdhënies me stilet e të nxënit për të arritur një mësimdhënie cilësore e të frytshme.