Infrastruktura

UBT ka një ambient të përshtatshëm për studime. Ka Kampusin në hyrje të Lipjanit dhe Kampusin kryesor në Prishtinë. Në kuadër të Kampusit në Prishtinë e në hyrje të Lipjanit funksionojnë klasat e përshtatshme për leksione e ushtrime, amfiteatri, Biblioteka, laboratorët, radio, gazeta, revista, etj. Klasat janë të pajisura me të gjitha mjetet e përshtatshme për mësim e ushtrime, si: bankat, ulëset, projektorët, dërrasat, pëlhurat, air-condution, etj.

Infrastruktura, në të cilën zhvillon aktivitetin Fakulteti Media dhe Komunikim ka të ngritur Zyrën e pritjeve dhe të informacionit, zyrat e personelit akademik dhe administrativ, Biblioteka, Zyra e teknologjisë informative, Sallën për organizimin e punës në redaksi, Qendra e Studentëve, Qendra e Karrierës, Qendra për Transferimin e Teknologjisë pjesë e Institutit për Inovacionin dhe Zhvillimin e Ndërmarrësisë në UBT (RIED), UBT Stats dhe UBT Campus, Radio si edhe shërbime të tjera lehtësuese.

 

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT zhvillon procesin mësimor dhe atë të kërkimit shkencor bazuar një infrastrukturë të pajisur mirë me pajisjet e nevojshme dhe ato mbështetëse në nivel të lartë. Një element i rëndësishëm i sigurimit të transparencës akademike në institucion është edhe Sistemi Informativ i Menaxhimit të Shkollës (SMIS), i cili mundëson informim efikas për studentët dhe stafin menaxhues. Ata mund të plotësojnë kërkesat e tyre administrative dhe të realizojnë një monitorim të jashtëzakonshëm të të gjithë proceseve akademike në institucion

Biblioteka

Në kuadër të UBT-së ekziston Biblioteka me mbi 20 mijë tituj. Studentët që duan të kërkojnë në Bibliotekë mund të gjejnë literaturë relevante për studimet dhe kërkimet e tyre.

Literatura e medias dhe komunikimit është pjesë e Bibliotekës së UBT-së e që përbëhet nga dy hapësira të ndara: hapësira ku gjenden librat dhe hapësira e leximit. Në të është krijuar një katalog elektronik, i cili u lejon lexuesve (studentëve dhe stafit akademik) të informohen për të gjithë materialet dhe titujt, që ekzistojnë në bibliotekë, duke mundësuar gjithashtu edhe aksesin e tyre ne distancë. Biblioteka përfshin në gamën e saj të titujve universitarë, libra në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare.

 

Publikimet që zakonisht shfrytëzohen si burim janë nga qendra të njohura ndërkombëtare si Universiteti i Teknologjisë në Vjenë, Universiteti i Harvardit, Universiteti i Oslos, Universiteti i Oakland, Universiteti i Nisë.

 

Shërbimi bibliotekar u mundëson, gjithashtu, studentëve tanë një qasje të drejtpërdrejtë për e-Librat dhe artikujt online që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme.

E-biblioteka: http://search.ebscohost.com/login.aspx

 

Bione http://www.bioone.org/page/about/organization/mission

 

Biblioteka e FMN-së http://www.elibrary.imf.org/

 

Revistat e Cambridge http://journals.cambridge.org/action/login Jstor Library http://www.jstor.org/

 

Laboraborët:

UBT është kujdesur që studentëve të programit master t’u mundësojë dhe t’u ofrojë të gjitha kushtet e nevojshme për të studiuar. Në këtë mënyrë, ka kompletuar laboratorët

 

-për Media të shkruara,

 

-për Praktikë në Mediat e shkruara,

 

-për Teknologjinë Informative,

 

-për Kamerë e Fotografi,

 

-për Montazh,

 

-për Regji, e

 

-për Mediat Audiovizive.

 

Qendra për Transferimin e Teknologjisë (CTT)

Pos tjerash është një qendër informacioni dhe nëse ndonjë student është i angazhuar në ndonjë formë të zhvillimit të hulumtimit, ata mbështeten nga menaxherët e qendrës për të siguruar mbrojtjen e punimeve dhe rezultateve të tyre kërkimore.

 

Qendra e Karrierës

Është ngritur dhe organizuar për të ndihmuar studentët të zhvillojnë një karrierë të suksesshme. Ajo përfshin në objektivat e saj punën profesionale, punën me kohë të pjesshme gjatë festave, prezantimin e sukseseve personale të nxënësve, karrierën interaktive gjatë konferencave, simpoziumeve shkencore, prezantimin e arritjeve të nxënësve në broshura, gazeta etj.

 

Sallat për trajnim

Gjatë orëve të mediave të shkruara, praktikës së mediave të shkruara, etj., janë ndarë sdalla me qëllim të realizimit dhe përmirësimit të lëndëve praktike në Fakultetin Media dhe Komunikim.

 

Qendra Studentore

Ofron mundësi për të marrë informacion gjatë orarit të punës nga ora 08:30 deri në 30:30. Kjo qendër bashkëpunon ngushtë me Fakultetet përkatëse, Zyrën e Financave, Administratën për të mundësuar mbështetjen e nevojshme në çështjet e lidhura me studentët si:

Paraqitja e aplikimit për regjistrim;

Dorëzimi i dokumenteve për plotësimin e dosjes personale;

Nënshkrimi i kontratës për studimin dhe dorëzimin e kërkesave të ndryshme të parashikuara në kontratën e studimit;

Paraqitja dhe marrja e certifikimit për statusin e një studenti të rregullt të Kolegjit UBT;

Informacion mbi orarin e mësimit; Informacion mbi ndryshimin eventual të orarit të klasës, në orarin e provimit; Paraqitja e kërkesës për marrjen e certifikatës së notës;

Harmonizimi i numrit të kredive sipas subjektit dhe konvertimi i notave në përqindje dhe anasjelltas;

Marrja e certifikatës së notave.

 

UBT Stats

Është një bazë e të dhënave statistikore të Kosovës që ofron informacione statistikore të strukturuara dhe të krahasueshme në kohë për stafin akademik dhe studentët.

 

Studentët dhe stafi i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT mund t’u referohen këtyre të dhënave si burime referimi, të organizuara në një formë të qartë dhe lehtësisht të kuptueshme gjatë punëve kërkimore apo projekteve të tyre.

 

UBT Radio Campus (100.7 FM)

Është një media e që programet e saj u dedikohen kryesisht moshave të reja në:

 

-promovimin e vlerave,

-informimin në fusha të ndryshme me interes për ta,

-informimin për praktikat në menaxhim e marketing,

-shprehjen e opinioneve të studentëve,

-organizimin e debateve të ndryshme,

-shpalljen e aktiviteteve të ndryshme të studentëve dhe aktiviteteve të tjera studentore,

-shpallja e organizimit të konferencave shkencore të organizuara nga UBT,

-vizitat akademike në institucion, etj..