Specializimet

Fakulteti Juridik ofron tre specializime të programit “Juridik” për studentët që dëshirojnë të përqëndrohen në fusha dhe drejtime të veçanta te marredhenieve juridike. Konkretisht, specializimi e ofruara jane në fushën e të Drejtës Civile, të së Drejtës Penale dhe të Drejtës Ndërkombëtare.
Gjatë çdo semestri studentët kanë mundësi të zgjedhin mes lëndëve të ofruara zgjedhore që lidhen me një specializim dhe gjithashtu gjatë semestrit të fundit të vitit të katërt, mund të ndjekin tre kurse që lidhen me fushën e tyre të specializimit – (12 ECTS).
Specializimi ne nje nga drejtimet e ketij programi afteson studentët të thellojne njohurite ne fusha konkrete sic jane ato te se drejtes civile, penale dhe nderkombetare, te trajtuara nën dritën e sfidave dhe zhvillimeve moderne.