Studentët

Studentët përgjatë viteve të studimit do të marrin njohuri të bollshme nga fusha të ndryshme shkencore, si kimike, biologjike, mikrobiologjike, bioteknologjike, inxhinierike, mbi parimet shkencore lidhur me përbërjen  e kurrikulës së studimeve Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit.

 

 

Studenti në vazhdimësi do të jetë aktiv në:

  • Konferenca Studimore– studentët e departamentit të Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit, vazhdimisht janë aktivë, dhe së bashku me profesorët e tyre, rregullisht do të prezantojnë punime shkencore të realizuara në departament në fusha të ndryshme që ndërlidhen me programin e studimeve.
  • Shkolla Verore– Studentet tanë në çdo vit marrin pjesë në leksionet e organizuara në punëtoritë e Akademisë Verore, dhe në fund, secili student aktiv pajiset me certifikata për pjesëmarrje dhe aktivitete.

 

  • Vizita në kompani prodhuese dhe industri – Konform kurrikulës së studimeve të Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit, aplikohen në vazhdimësi vizita studimore në industri prodhuese.

 

  • Ligjërata dhe Seminare nga profesorë ndërkombëtarë – Në çdo semestër organizohen seminare dhe leksione me karakter shkencor, si në nivel të UBT-së, gjithashtu në fushën e studimeve të bujqësisë, teksa praktikë e mirë është edhe organizimi i pjesës praktike javore që bëhet me staf ndërkombëtar në hapësirat laboratorike.

 

 

Studenti do të jetë i aftë që të:

  • Planifikojë dhe organizojë aktivitete të ndryshme brenda industrisë prodhuese dhe mjedisit;
  • Kryejë operacione teknologjike përgatitore në procesin e prodhimit;
  • Kryejë operacione teknologjike kryesore në procesin e prodhimit,
  • Manipulojë dhe mirëmbajë makinerinë prodhuese dhe asaj të pas-vjeljes së produktit;
  • Kryejë punë administrative, marketingu dhe shitjeje;
  • Zbatojë e monitoron rregullat e sigurisë në punë dhe mbron ambientin në vendin e punës dhe në mjedisin rrethues;
  • Inspektorë, hulumtues shkencorë në Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë;
  • Menaxher i projekteve në agrokulturë
  • Këshilltar profesional për nivelin lokal dhe qendror;
  • Inspektor/doganier për kontrollimin e cilësisë;
  • Inspektor/doganier për kontrollimin e pesticideve, lëndëve të para për bujqësi;
  • Laborant në institute kërkimore shkencore.