Specializimet

UBT- për herë të parë në Kosovë akrediton programin e studimeve Bachelor  Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisi,  me specializimet përkatëse:

 

1. PRODHIMTARIA BIMORE

Specialisti kësaj fushe ka aftësi dhe kompetencë të analizojë,gjykoj dhe të hulumtojë burimet dhe problematikat e sektorit të prodhimit bimor si:kulturat lavërtare siq janë drithrat,pemët dhe perimet pastaj kulturat industriale,furragjeret etj.

Një specialist i Prodhimit Bimor në një ndërmarrje mbikqyrë punën e prodhimit të drithrave,forraxhereve,bimëve industriale,pemëve dhe perimeve. Projekton dhe dizajnon prodhimin në ndërmarrje,bënë analiza të tregut për prodhime strategjike dhe orjenton ndermarrjen drejt tregut të sigurtë.

 

Një specialist i kësaj fushe mbështet ndërmarret në aplikimin e standarteve të pranueshme prodhuese dhe ndihmon ndërmarrjet ti aplikojnë praktikat e mira prodhuese përmes Standartit GAP.ISO dhe HACCP.

 

Mbështëtë ndërmarrjet në aplikimin e drejtë të preparateve kimike në kulturat bujqësore gjithnjë duke iu shmangur ndikimeve anësore në mjedis.

 

Ndihmon ndërmmarrjet në organizimin dhe prodhimin e kulturave BIO. Bën lidhjen e ndërmarrjes me ndërmarrje tjera vendore dhe ndërkombëtare me qëllim shkëmbim përvojash.Gjen treg të brendshëm dhe të jashtëm për ta zhvilluar ndërmmarrjen.

 

 

Shkathtësi kyqe që do të fitohen në këtë Profesion:

 

  • Aftësi dhe kompetencë për të hulumtuar mbetjet në ushqime (pesticidet,antibiotikët ,metale të rënda)
  • Shkathtësi të analizojnë lëndët e para ushqimore në aspektin organoleptik,kimik,dhe mikrobiologjik.
  • Aftësi te mira në përdorimin e paisjeve teknologjike dhe programeve të paketës MS Office
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë Aftësi të mira të punës ekipore
  • Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur
  • Vëmendje e kujdesshme ndaj detajeve, veçanërisht në lidhje me prodhimin e lëndëve të para, higjienën dhe sigurinë e ushqimit
  • Aftësi të forta analitike dhe numerike
  • Aftësi të mira në përdorimin dhe kalibrimin e paisjeve motorike në Agrokulturë.
  • Aftësi në Digjitalizim Agrar.

2. HORTIKULTURË

Specialisti në Hortikulturë do të ketë kompetenca të plota për të projektua dhe menaxhua në ndërmarrje procesin e prodhimit të bimëve mjeksore dhe aromatike,pemëve,luleleve,parqe në sektorin privat dhe ate publik ,kopshte etj

.

Specialisti i Hortikulturës ka fushë veprim të gjërë në dy sektorët si ai privat dhe publik në hartimin dhe menaxhimin e projekteve gjelbruese.

 

Kompetencat e specialistit të hortikulturës shtrihen dhe në menaxhimin e kulturave bujqësore siq janë pemët,bimët mjeksore dhe aromatike dhe frutat e malit.

 

Shkathtësi kyqe që do të fitohen në këtë Profesion:

 

  • Aftësi te mira në përdorimin e paisjeve teknologjike dhe programeve të paketës MS Office
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë Aftësi të mira të punës ekipore
  • Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur
  • Vëmendje e kujdesshme ndaj detajeve, veçanërisht në lidhje me prodhimin e lëndëve të para, higjienën dhe sigurinë e ushqimit
  • Aftësi të forta analitike dhe numerike
  • Aftësi të mira në përdorimindhe kalibrimin e paisjeve motorike në Agrokulturë Aftësi në Digjitalizim
  • Aftësi dhe Shkathtësi në shkrimin e projekteveve në Agrokulturë dhe Mjedis qofshin ato Kombëtare apo Ndërkombëtare.
  • Aftësi për të prodhuar produkte Organike

3. MENAXHIMI I MJEDISIT NË AGRIKULTURË

Specialistët e kësaj fushe do të jenë të aftë të menaxhojnë ndërmarrjet prodhuese si në sektorin bimor poashtu edhe ate shtazor në aspektin e mbrojtjes së mjedisit.

 

Do masin nivelin e ndotjes në ndërmarrje nga prodhimet që bëjnë dhe është i aftë të menaxhijë ato. Studentët do i gjeosistemet, karakteristikat dhe vetit tipike të tyre,mekanizmat për mbrojtjen e mjedisit,normat ISO dhe menaxhimi i mjedisit, Vlerësimi i ndikimit në mjedis (VNM).ndotja e ajrit, tokës, ujit dhe mbrojta e tyre.burimin e ndotjeve, mekanizmat e ndryshëm për mbrojtjen e mjedisit, rëndësinë dhe aplikimin e tyre.

 

Shkathtësi kyqe që do të fitohen në këtë Profesion:

 

  • Aftësi te mira në përdorimin e paisjeve teknologjike dhe programeve të paketës MS Office
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë Aftësi të mira të punës ekipore
  • Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur
  • Vëmendje e kujdesshme ndaj detajeve, veçanërisht në lidhje me prodhimin e lëndëve të para, higjienën dhe sigurinë e ushqimit
  • Aftësi të forta analitike dhe numerike
  • Aftësi dhe kompetencë për të hulumtuar mbetjet në ushqime (pesticidet,antibiotikët ,metale të rënda)
  • Mbrojtjen e indikatorëve nacional të mjedisit nga Agrokultura ,ajrit,tokës,ujit,mbrojtja nga mbeturinat,biodivesitetit,planifikimeve hapsinore etj.
  • Aftësi të zbatimit të pakos së ligjeve Kombëtare dhe të BE-së.që kanë të bëjnë me mjedisin dhe Agrokulturën në përgjithsi.
  • Aftësi për senzibilizim të prodhuesve bujqësor për mbrojen e mjedisit.

Studentët pas përfundimit të specializimeve përkatëse të këtij profesioni do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi praktike të mjaftueshme për ushtrimin e profesionit.