Qëllimet dhe Objektivat

Programi i studimeve Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit është projektuar posaçërisht për të lidhur parimet shkencore me aplikimet e tyre praktike dhe komerciale që lidhen me teknologjinë e prodhimit të produkteve bujqësore, dhe mbi të gjitha, ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së prodhimit dhe mjedisit.

Mision themelor do të jetë ofrimi i nivelit të edukimit universitar dhe pasuniversitar, si dhe do të merret me hulumtimet shkencore dhe me punë konsultative që kanë të bëjnë me Shkencat e Agrikulturës dhe Mjedisit.

 

Në kuadër të orientimit të vet drejt studimit të burimeve natyrore dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tyre, fakulteti është njëri ndër institucionet për të cilin ka nevojë çdo shtet, me qëllim të formimit dhe mbajtjes së identitetit të tij.

Synim i këtij fakulteti është që të ofrojë dije shkencore dhe vlera demokratike, të formojë specialistë dhe shkencëtarë të rinj, të jetë qendër permanente e formimit të vazhduar, si dhe të ofrojë lidership dhe ekspertizë për gjykimin dhe adresimin e problemeve të agrikulturës dhe mjedisit në nivel lokal, kombëtar dhe më gjerë.

IAM-ja e ka vizion interesin afatgjatë të përmbushjes së funksionit dhe misionit, krijimin e perspektivës për gjeneratën e re, modernizimin dhe reformimin e sistemit të shkollimit në Kosovë, integrimet rajonale dhe evropiane në lëmin e agrikulturës dhe mjedisit.

Vizioni kryesor i Fakultetit të Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit qëndron në transmetimin e njohurive dhe të kompetencave tek ekspertët e ardhshëm në këto fusha:

 

  • Prodhimi i lëndës së parë bimore e shtazore dhe sigurimi i ushqimit;
  • Përpunimi i lëndës së parë bimore dhe shtazore;
  • Zbatimi i praktikave të mira në prodhimtarinë bimore dhe shtazore, ruajtja e mjedisit jetësor;
  • Strategjitë e financimit dhe të tregtimit të prodhimeve bujqësore;

 

–     Zbatimi i praktikave të mira bujqësore në agrikulturë, ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të njeriut, siguria ushqimore, mjedisore, etj.

Për të qenë një qendër e përsosmërisë në fushën e trajnimit, hulumtimit, shpërndarjes dhe shërbimeve të konsulencës në Inxhinierinë e Agrikulturës dhe Mjedisit, UBT është e gatshme ta marrë këtë përgjegjësi duke besuar në kapacitet akademike dhe profesionale që posedon.

 

Objektivat e programit – Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit

 

  • Përgatitja e specialistëve dhe kërkueseve të aftë për të kontribuar në fushën e agrikulturës dhe mjedisit dhe/ose zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të vendit;
  • Të ofrojë dije në përgjigje të problematikës në fushën e agrikulturës dhe në fushën mjedisore aktuale, si dhe të formojë specialistë të denjë për tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.
  • Të formojë specialistë me aftësi praktike dhe kompetencë profesionale në fushën e inxhinierisë së agrikulturës dhe mjedisit, për të qenë të aftë të kryejnë ekspertiza të ndryshme në fushat respektive të agrikulturës dhe mjedisit, si dhe të burimeve natyrore;
  • Të ofrojë studime e kurse kualifikimi në kuadër të zbatimit të politikës së të mësuarit gjatë gjithë jetës, për të bërë të mundur rikthimin në auditorët universitarë për rifreskimin e dijeve dhe kualifikime të ndryshme në fushën e inxhinierisë së agrikulturës dhe mjedisit.
  • Përparimi i dijes përmes aftësimit të profesionistëve të shkathtë dhe zbatimi i saj në zhvillimin e potencialit njerëzor, në funksion të zhvillimit të një shoqërie moderne në Kosovë të orientuar drejt zhvillimit, duke synuar përvetësimin e trendëve modernë globalë në aspektin shoqëror dhe social, si dhe në atë arsimor.
  • Me programet e tij edukative dhe shkencore, UBT përshpejton dhe inkurajon bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe multidisplinor në fushën e agrikulturës dhe mjedisit, si dhe hulumtimet integrale të problemeve të zhvillimit, që janë në masë të madhe shumë-shtresore e të ndërlidhura me interesat e profesioneve të ndryshme.