Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Programi bazohet ne qasje te kombinuar teorike dhe praktike. Qasja ne mesimdhenie eshte formuluar duke inkorporuar kerkesat e lendeve minmale, instruksionet teorike dhe kohezgjatjen e praktikes sipas Direktives se BE 2005/36.  Studentet kalojne me shume se gjysem e programit ne praktike ne QKUK, Qendra te Mjekesise Familjare dhe Qendren Mejekesore te UBT.

 

Kurset e shkencave shendetësore kontribojnë në zhvillimin e aftësive të studentëve që të observojnë, vlerësojnë si dhe dokumentojnë gjendjet shëndetësore, rreziqet shëndetësore, simptomat e sëmundjeve dhe rezultatet e trajtimeve tek pacientët dhe qytetarët. Gjithashtu kurset zhvillojnë kompetencën e studentëve në aplikimin e njohurive që kanë të bëjnë me teorinë dhe metodat në shkencat shëndetësore.

 

Kurset e shkencave shoqërore kontribojnë në zhvillimin e aftësive të studentëve që të sqarojnë komponentët kimike dhe anatomike të organizmit të njeriut si dhe proceset biokimike dhe psikologjike, si dhe funksionin e tyre në qeniën njerëzore. Kurset e lëndeve përkatëse zhvillojnë kompetencën e studentëve të sqarojnë zhvillimin e qenjës njëeëzore gjatë kursit, gjatë gjithë ciklit që ka të bëjë nga faktorët individual, mjedisor dhe mikroorganik.

 

Kurset e shkencave humane kontribojnë në aftësitë e studentëve që të përshkruajnë, analizojnë, vlerësojnë, kuptojnë dhe respektojnë vlerat humane, kulturat, pikëpamjet e botës, kushtët ekzistenciale, mënyrën e të menduarit, të sjellurit, si dhe reagimeve. Kurset zhvillojnë kompetencat e studentëve në aspektin etik, të ndërveprimit, komunikimit dhe vlerësimin e nevojës për informacion, këshillim dhe edukim të pacientëve, të afërmeve, profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerë në rrjetin social.

 

Kurset e shkencave shoqërore kontribojnë në zhvillimin e aftësive të studentëvë në përshkrimin, analizimin dhe vlerësimin e kushteve sociale dhe kulturore që ndikojnë në kushtët dhe opsionet që ndërlidhën me shëndetin dhe sëmundjet. Kurset ofrojnë njohuri mbi organizimin, funksionimin, zhvillimin dhe kuadrin ligjor të sistemit shëndetësor dhe shërbimeve sociale të Kosovës. Përveç kësaj, kurset zhvillojnë kompetencat e studentëve në reflektimin dhe veprimin sa më profesional në një kontekst ndërdisiplinor, shoqëror, kulturor, si dhe organizativ.