Qëllimet dhe Objektivat

Qëllimi i Fakultetit Arti dhe Mediat Digjitale është krijimi i një identiteti të fortë, të suksesshëm dhe të njohur institucional, me një kontribut të dallueshëm për komunitetin të cilit i shërben. Është një identitet i bazuar në promovimin e vizioneve individuale dhe përsosmërisë krijuese.

 

Programi është i dizajnuar për të prodhuar artistë kompetentë dhe të sigurtë, të cilët posedojnë aftësi kyçe dhe përgjegjësi personale dhe sociale, për të ndjekur praktikat e artit dhe medias digjitale në nivel profesional.

 

Ky program ju bën thirrje studentëve me mendje të hapur, që dëshirojnë të marrin në konsideratë njohuri dhe praktika nga piktura, skulptura, instalimi, arti i performancës, video, filmi dhe animacioni.

Programi bashkon teoritë dhe teknologjitë e reja, përmes aplikimit të praktikave të duhura, mediumeve të duhura, si: vizatimi, pikturimi, modelimi, fotografia, instalimi, video efektet, imazhi digjital.

 

Programi mirëpret sfidën e mjedisit të ndryshueshëm kulturor dhe shoqëror, të epokës së sotme post-industriale.