Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Suksesi i një institucioni të lartë të edukimit është tejet i lidhur me bashkëpunimet dhe partneritetet  vendore dhe ndërkombëtare. UBT tashmë njihet për programet e përbashkëta studimore me disa universitete me rëndësi në Evropë. Po ashtu, rekrutimi i ligjëruesve ndërkombëtarë, siguron lidhje të mira me sistemin e artit dhe edukimit ndërkombëtar, marrëdhënie me komunitetin, si dhe me industritë kreative. Prandaj, të diplomuarit tanë lehtësisht gjinden në rrjetet e tregut ndërkombëtar të artit dhe zhvillimeve teknologjike e digjitale në vend dhe më gjerë.

Institucionet, si: muzetë, galeritë, festivalet e filmit, teatrit, performancës, studiot dhe agjensionet e dizajnit e animacionit, janë target i objektivave të programit tonë, në raport me bashkëpunimet dhe partneritetet vendore dhe ndërkombëtare.

 

Partneritetet:

AVA (Academy of Visual Arts), Ljubljana, Slovenia

Design Factory College, Hamburg, Gjermani

Biblioteka e Artit Bashkëkohor/ Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë

Galeria e Arteve të Kosovës, Prishtinë

Lambda Lambda Lambda, Prishtinë

 

Industritë:

Pixels Production, Prishtinë

Zero Pozitive, Prishtinë

Waste Creative, Londër, Angli