Programet e studimit

Programet e Studimit

 

UBT aspiron të jetë oferta më e mirë për arsim të lartë, arsim profesional, kërkim shkencor dhe mësim gjatë gjithë jetës në Evropën Juglindore. Aktualisht, UBT është lider në Kosovë në ofertën arsimore, cilësi, inovacion dhe teknologji dhe mbetet destinacioni primar në biznes, teknologji dhe inxhinieri.

 

UBT ofron 29 programe studimi të nivelit bachelor dhe master, të mbajtura nga një kuadër prej 500 profesorësh të arsimuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe kuadër ndërkombëtar.

Programet e UBT-së zbatohen në mjediset më të avancuara për mësimdhënie dhe mësimnxënie në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj dhe Prizren, si dhe degët në Pejë e Gjilan.

Kampusi i Inovacionit është më i madhi i këtij lloji në Kosovë me rreth 40 laboratorë, me bibliotekën më të madhe në Kosovë dhe është anëtari i vetëm kosovar në Asociacionin e Parqeve Botërore të inovacionit. Oferta arsimore dhe infrastrukturore e UBT është e vetmja e akredituar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe e certifikuar për ekselencë (EFQM) dhe ISO standarde.