Studentët

Studentët janë gjithmonë në qendër të të gjitha aktiviteteve dhe planeve të Kolegjit UBT. Angazhimi dhe puna e përkushtuar e stafit akademik dhe administrativ nuk mungon kurrë kur bëhet fjalë për ofrimin e shërbimeve të ndryshme për studentët. Për më tepër, një nga parimet kryesore dhe politikat e aplikuara në Kolegj është që studentët jo vetëm që trajtohen si klient, por ata konsiderohen dhe trajtohen si kolegë të barabartë dhe çfarë është më e rëndësishme, si një palë e interesit pa të cilët institucioni nuk do të ekzistonte. Për këtë arsye, UBT punon në vazhdimësi për të krijuar mundësi dhe kushte maksimale për ta, në mënyrë që të mundësojë që ata të bëhen pjesë e punës, zhvillimit dhe përparimit të Kolegjit. Qëllimi i institucionit është të përmirësojë në një bazë të vazhdueshme proceset e mësimdhënies dhe mësimit, duke përgatitur të diplomuar të gatshëm për t’u punësuar në tregun e punës të Kosovës, rajonit dhe më gjerë.

Kolegji UBT konsideron se e drejta për të studiuar është një nga parimet themelore të të drejtave të njeriut. Për këtë arsye, Kolegji është i hapur dhe mirëpret të gjithë kandidatët e interesuar për të studiuar dhe avancuar karrierën e tyre. Kjo krijon një mundësi për të gjithë që të përparojnë dhe të fitojnë njohuri dhe aftësi të nevojshme në mënyrë që të krijojnë cilësi të reja në jetë dhe në punë gjithashtu.

Për tu regjistruar në Kolegj secili kandidat duhet të plotësojë kërkesat e “Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë”. Më konkretisht, kërkohet që një kandidat të ketë provat që të ketë mbaruar shkollën e mesme dhe të ketë kaluar provimin e diplomimit; të sigurojë certifikata dhe diplomë të shkollës së mesme; certifikatën e lindjes dhe një kopje të kartës së identitetit.