Infrastruktura

Natyra e fushës së muzikës imponon edhe infrastrukturën e veçantë e cila konsiderohet e nevojshme për të realizuar ligjëratat dhe ushtrimet. Këto hapësira ju mundësojnë studentëve dhe profesorëve të kenë komoditetin e nevojshëm për të realizuar jo vetëm ligjëratat por edhe ushtrimet e nevojshme që planprogrami parasheh. Në hapësirat e MMDPM përfshihen: studio profesionale të incizimit, studio incizimi për ushtrime, laboratorët kompjuterik, salla për ushtrime të ansambleve të vogla, salla për ushtrime të orkestrës dhe korit, salla me kapacitet deri në 50 studentë, salla me kapacitet deri ne 30 studentë, punëtoria për riparimin e instrumenteve (për kursin e Luthieri), kabinete për mësim individual, dhoma teknike, e tjerë.
Të gjitha sallat e këtij fakulteti janë të pajisura me piano ose keyboard, dërrasën e zezë me pentagram, kino projektor dhe ulëse me tavolinë për studentët, kabinetet ose ushtrimoret individuale janë te pajisura me piano elektrike (Klavinova), salla e ansamblit është pajisur me të gjitha instrumentet e nevojshme e gjithashtu edhe me sistemin PA të teknologjisë së fundit, studiot profesionale të produksionit janë të vendosura në hapësira me izolim adekuat akustik dhe janë të pajisura me teknologjinë më të sofistikuar të kohës së fundit.
Vlen të theksohet se UBT ka bërë këtë investim me qëllim që studentët e këtij fakulteti të ndjehen komod dhe ta kenë mundësin që ta studiojnë profesionin e tyre në hapësira më bashkëkohore dhe me pajisje të kohës së fundit.