Studentja e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, Albiona Berisha punësohet në UBT

bool(false) 30/09/2022

Studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Albiona Berisha, pas suksesit të treguar në studime është punësuar në cilësinë e trajneres për Java Programming dhe Zhvillim të Aplikacioneve në Web në UBT.

 

Studentja Albiona Berisha ka vlerësuar se studimet në UBT e kanë ndihmuar shumë në aspektin profesional, dhe se një shtytje e madhe drejt avancimit të njohurive rreth shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë kanë qenë stafi akademik, i cili është angazhuar maksimalisht në nxjerrjen e kuadrove të reja.

 

“Falë angazhimit dhe profesionalizmit të profesorëve dhe asistentëve, si dhe praktikave të mira të mësimit brenda institucionit të UBT-së, kam arritur të zhvillojë njohuritë e mia akademike dhe profesionale sa i përket fushës së programimit dhe inxhinierisë softuerike”, ka thënë Berisha.

 

Ajo ka theksuar se studimet në UBT i bën të veçanta mundësia për të praktikuar lëndët teorike në një infrastrukturë moderne dhe të pajisur me teknologjitë më të fundit, si dhe mbështetja e stafit akademik ndaj studentëve dhe komunikimi i mirëfilltë profesorëve dhe studentëve.

 

“Studimet në UBT i bën të veçanta përkrahja e vazhdueshme që iu bëhet studentëve nga stafi akademik, cilësia e institucionit dhe komunikimi i vazhdueshëm dhe i mirëfilltë ndërmjet studentëve dhe profesorëve, për çka i bën ata më të suksesshëm në profesionin e tyre duke i dëgjuar dhe mësuar nga këshillat dhe kritikat e ekspertëve”, është shprehur Berisha.

 

Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT është programi më i madh i kësaj fushe në vend dhe rajon, i cili procesin mësimor dhe kërkimet shkencore i zhvillon duke u bazuar në infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative në UBT.