Studentët e programit Teknik i Radiologjisë në UBT, zhvilluan një vizitë studimore në Institutin e Mjekësisë Ligjore

bool(false) 22/11/2022

Studentët e programit Teknik i Radiologjisë në UBT, të shoqëruar nga profesori i UBT-së, Arsim Gërxhaliu, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Në kuadër të kësaj vizite, studentët iu nënshtruan praktikës së ekzaminimeve mjekoligjore, autopsisë mjekoligjore, si dhe patën rastin të shohin nga afër punën në laboratorin e Histopatologjisë dhe Toksikologjisë.

 

Studentët u njoftuan më gjerësisht si dhe përfituan njohuri të reja rreth punës në laboratorët toksikologjike dhe procedurat histopatoligjike të mostrave të marra sipas standardeve mjekoligjore.

 

Vizitat e tilla në kuadër të lëndëve praktike në programin Teknik i Radiologjisë në UBT, ndihmojnë studentët të thellojnë njohuritë e tyre rreth profesionit, si dhe të njoftohen me punën që do të mund ta bënin në të ardhmen.