Studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT zhvilluan një vizitë studimore në kompaninë “Ananas Impex”

bool(false) 22/11/2022

Studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, të shoqëruar nga profesorët Vezir Januzi dhe Lorika Salihu, kanë zhvilluar një vizitë studimore në kompaninë “Ananas Impex” në komunën e Podujevës.

 

Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësi të njihen nga afër me të gjitha punët dhe aktivitetet që kryhen në këtë kompani, duke përfshirë menaxhimin dhe përpunimin e produkteve dhe shërbimeve, ku si produkte finale janë: biberi, vegeta dhe supa.

 

Ndër të tjera, studentët patën rastin të shohin nga afër edhe punën e punëtorëve dhe angazhimin e secilit prej tyre në këtë kompani, si dhe ambientet e kësaj kompanie dhe teknologjitë me të cilat punohet në të.

 

Vizitat e tilla studimore në kuadër të lëndëve praktike të programit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, i ndihmojnë studentët të përgatiten profesionalisht dhe të përfitojnë njohuri dhe eksperienca të reja.