Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT – programi më i kërkuar për nivelin master

bool(false) 17/10/2022

Një nga programet më të kërkuara të nivelit master në UBT është Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, i cili ofron një kurrikulë të bazuar në modelet më të mira evropian dhe amerikane, duke ndërlidhur kështu mësimin teorik me atë praktik, si dhe një infrastrukturë moderne të pajisur me teknologjitë më të fundit.

 

Stafi i kualifikuar i këtij program synon nxjerrjen e kuadrove të reja profesionale, të cilat do të kontribuojnë në të ardhmen në zhvillimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme në fushën e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike.

 

Programi në nivelin master Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri u mundëson të diplomuarve të zhvillojnë fleksibilitetin për të punuar në disiplina, ka për qëllim përgatitjen e të diplomuarve që mund të punojnë në një varg profesionesh, si dhe është i dizajnuar për të përgatitur të diplomuarit që të arrijnë në një fushë të ndryshimit të shpejtë.

 

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!