Rektori Hajrizi u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave në Taksim të Turqisë

bool(false) 14/11/2022

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka ngushëlluar familjarët që humbën më të dashurit e tyre në shpërthimin që ndodhi ditën e diel në qendër të Stambollit, në Turqi.

 

“Me shqetësim të thellë morëm lajmin për shpërthimin e ndodhur në Stamboll, ku humbën jetën gjashtë persona dhe u plagosën rreth tetëdhjetë të tjerë. Ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe të plagosurve, duke ju uruar këtyre të fundit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në familjet e tyre”, ka thënë rektori Hajrizi.

 

Foto: Kemal Aslan/Reuters