Punimi shkencor i profesorit të UBT-së, Hazir Çadraku, publikohet në revistën “Ecological Engineering & Environmental Technology”

bool(false) 26/08/2022

Punimi shkencor i profesorit të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, Hazir Çadraku, me titull: “Monitorimi i rrjedhjes së ujit në burimet e masivit të Goleshit, Kosovë”, është botuar në revistën prestigjioze ndërkombëtare “Ecological Engineering & Environmental Technology”.

 

Qëllimi i këtij punimi shkencor është identifikimi i burimeve në zonën e studimit, për të vlerësuar karakteristikat dhe parametrat e tyre hidrogjeologjike, teksa në zonën e masivit të Goleshit janë evidentuar tetë burime, të cilat kryesisht janë të kontaktit litologjik.

 

“Ecological Engineering & Environmental Technology” (EEET), është një revistë shkencore ndërkombëtare që kërkon gjerësisht zgjidhje ekologjike dhe teknologjike që lidhen me inxhinierinë mjedisore.

 

Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorit të UBT-së, Hazir Çadraku: “Monitoring of Water Flow in the Springs of the Golesh Massif, Kosovo